• |
ide | kryesore

Bie nga lartësia, niset me helikopter drejt Tiranës 63-vjeçari nga Klosi

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në fshatin Gurrë të Klosit. Një 63-vjeçar dyshohet se ka rënë nga një lartësi e madhe, duke u plagosur rëndë në kokë. 63-vjeçari, K.C është transportuar me urgjencë në spitalin e Burrelit ku dhe ka marrë ndihmën e parë.

Për shkak të plagëve të rënda, bluzat e bardha të këtij spitali kanë vendosur transportimin me helikopter drejt spitalit të traumës në Tiranë. Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes nëse 63 vjeçari ka qenë me bagëti apo duke mbledhur bimë medicinale.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *