• |
ide | kryesore

Del SONDAZHI/ Ç’mendojnë shqiptarët për Presidentin Meta

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ilir Meta nuk merr ndonjë vlerësim të mirë në mandatin e tij si president nga qytetarët shqiptarë. Barometri i publikuar në Euronews Albania tregon se 73% e të pyeturve e vlerësojnë negativisht punën e tij në këto 5 vjet.

Po ashtu Meta vlerësohet negativisht edhe për qëndrimin e tij në lidhje me Gjykatën Kushtetuese nga rreth 66% e qytetarëve. Vlerësim negative marrin edhe qëndrimet e tij për Teatrin Kombëtar (64,4%), ndaj ambasadës amerikane (73%) dhe zgjedhjet lokale të 2019-ës (75%).

Negativ e shohin shqiptarët qëndrimin e Metës edhe ndaj opozitës (68,3%) dhe mazhorancës (73,9%). Vetëm një në dhjetë shqiptarë e shohin pozitiv qëndrimin e Ilir Metës lidhur me Teatrin Kombëtar (11,3%) opozitën (11,4%) dhe mazhorancën (9,2%).

Gjetjet janë të anketës së barometrit në Euronews Albania, kryer nga MRB dhe Data Centrum në nivel kombëtar në datat 25 Prill – 5 mars me 1000 intervista ballë për ballë. /Euronews Albania



6 Comments

  1. Ky qenka vertet nje baromut per tu besuar.Sidomos kur del Moisiu para Mejdanit apo Topi para Berishes kjo tregon se ne vend te truve ky popull ka tallash. Sa per Meten duhen mbajtur parasysh rrethanat ne te cilat drejtoi. Perballe nje regjimi nuk mund te shfaqesh normal.

  2. Ca rezultati presim nga nje Media E Kastratit te lidhur me Ramen? Eshte thjesht peshkim.
    Ne fakt rreth 20% e njerezve dalin qe e pelqejne Meten. Kaq i duhen atij edhe ne zgjedhje dhe pastaj vendos e kujt do jete qeveria. Edhe pse sondazh joreal, Metes aq % i duhen

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *