• |
ide | kryesore

Elon Musk refuzon të dëshmojë për Amber Heard

-Instant, F1, Paparazzi



Avokati i Elon Musk  ka zbuluar së fundmi se ai nuk do të dëshmojë në  gjyqin midis Johnny Depp dhe Amber Heard.

Miliarderi fillimisht u rendit si dëshmitar i mundshëm për Heard në dosjet paragjyqësore për rastin, në të cilin Depp po padit për 50 milionë dollarë.Ish bashkëshortët po akuzojnë njëri-tjetrin për dhunë fizike gjatë martesës.

Heard nisi një romancë dashurie me Musk për gati një vit pas divorcit të saj nga Depp  në janar 2016. Aktorja dhe sipërmarrësi thuhet se u takuan për herë të parë në xhirimet e filmit Machete Kills të Robert Rodriguez në 2013; ajo kishte rol kryesor në film ndërsa ai pati një paraqitje të shkurtër.

Hollywood Reporter fillimisht raportoi se Musk u afeksionua me të dhe filloi t’i dërgonte email Rodriguez dhe ekipit të tij për të organizuar darka dhe dreka me aktoren.

“Nëse ka një festë apo ngjarje me Amberin, do të isha i interesuar ta takoja atë vetëm për kuriozitet”, shkroi ai në një nga emailet. “Me sa duket, ajo është një fanse e George Orwell dhe Ayn Rand. Më e pazakonta.”

Pas ndarjes nga aktori , marrëdhënia e Heard me Musk-i cili bëri kërkesë për divorc nga aktorja e Westworld, Talulah Riley në fillim të 2015-ës, u kthye  romantike. Çifti zyrtarizoi lidhjen në Instagram në prill 2017, kur Amber ndau një foto të të dyve.

Gjatë muajve të ardhshëm, dyshja u pa në disa dalje publike – duke përfshirë një takim në Australi me fëmijët e themeluesit të SpaceX por u shmangën nga konfirmimi i marrëdhënies së tyre me shtypin.Në verën e vitit 2017,ata njoftuan se ishin ndarë.

Musk u përfshi në padinë e Johnny në Mbretërinë e Bashkuar kundër një tabloidi, kur aktori akuzoi sipërmarrësin se kishte një lidhje me Heard ndërsa ajo ishte ende e martuar me të./Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *