• |
ide | kryesore

Erdogan zhvillon bisedë telefonike me Putinin

-Instant, Lajme, Planet



Presidenti turk Tajip Erdogan dhe presidenti rus Vladimir Putin, zhvilluan një bisedë telefonike për situatën në Ukrainë.

Lajmi është bërë i ditur nga zyra e liderit turk, sipas la repubblica.

“Presidenti Rexhep Tajip Erdogan zhvilloi një bisedë telefonike me presidentin rus Vladimir Putin. Gjatë bisedimeve u diskutua për shkëmbimin e të burgosurve midis Rusisë dhe SHBA-së, si dhe ngjarjet që lidhen me Ukrainën”.

Putin gjithashtu falënderoi  Erdoganin për ndihmën e tij në shkëmbimin e të burgosurve.

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan siguroi homologun e tij rus Vladimir Putin se ai është i gatshëm të vazhdojë përpjekjet ndërmjetësuese për të arritur paqen në rajon.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *