• |
ide | kryesore

Në 21 ose 22 maj PD zgjedh kryetarin/ Berisha: Unë e kam shpallur kandidaturën

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ish-kryeministri Sali Berisha foli në përfundim të mbledhjes së Komisionit të Rithemelimit në selinë e Partisë Demokratike ku zbuloi se Kuvendit Kombëtar do t’i propozohet data 21 ose data 22 maj për zgjedhjen e kryetarit.

“U ra dakord që t’i propozohet Kuvendit data për zgjedhjen e Kuvendit. Data që do t’i propozohet Kuvendit dhe do të jetë ose data 21 ose data 22 e majit, varet si i bie, e shtunë ose e diel. Gara është hapur dhe do përcaktohen rregullat nga komisioni. Sapo të vendos Kuvendi, unë pothuajse e kam shpallur kandidaturën dhe Kuvendi do të vendosë datën”, tha Berisha.

Gjithashtu Berisha shtoi se është drejt përfundimit dhe procesi i zgjedhjes së kryetarëve të degëve të zhvilluara nga Komisioni i Rithemelimit. Ish-kryeministri vlerësoi procesin deri në këto momente, ku theksoi se kanë marrë pjesë mbi 40 mijë anëtarë.



8 Comments

    1. Nuk eshte faji i Berishes qe se konkuron dot njeri dhe qe e duan deri ne adhurim shumica derrmuese e demokrateve. KAQ.

  1. hahahah kujt i plasi o dordolec vucidoli PeDja me ty eshte e gjitha non grata per shqiptaret e vertete dhe per USA

  2. Por meqë ftesa verbale për “dasëm” qenka bërë pas mesit të natës, kujtoj se e njëjta gjë ka ndodhur edhe 5 vjet më parë, kur na larguan. Natyrisht, pa votë dhe pa mbledhje forumesh politike.

    Të paktën, orën mund ta kishin ndërruar. Se në dorë vetë e kishin, si atëherë edhe tani”, shkruan Patozi.Kryekari i nje partie antiamerikane,ta gezosh salih karaxhic kryekarllikun tend

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *