• |
ide | kryesore

Nga konferenca me Varheley, Rama fton Dritan Abazoviç në samitin e “Open Balkan”

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Nga konferenca për mediat me komisionerin për zgjerimin e BE-së, Oliver Varheley, Edi Rama ftoi edhe Malin e Zi që t’i bashkohet projektit të preferuar të tij, “Open Balkan”.

Kryeministri Rama bëri me dije se takimi i radhës i Open Balkan do të mbahet me 9-10 qershor në Ohër, ndërsa ftoi Malin e Zi t’i bashkohet.

Ftesa e Ramës erdhi nga një përgjigje e gjatë e kësaj pyetje: “Si i shihni ndryshimet politike në Malin e Zi dhe a keni marrë sinjale nga Mali i Zi për t’ju bashkuar ‘Open Balkan’?” 

“Ne jemi të vendosur të vazhdojmë pa lëkundje dhe sigurisht jemi të interesuar që edhe të tjerët të përfshihen sepse ndaj është krijuar që të gjithë të përfshihen. Dhe me kryeministrin e ri të Malit të Zi ende nuk kam komunikuar, imagjinoni sikur dikush t’ju thoshte 5 vjet përpara që Ballkani Perëndimor me 6 vende do të kishte tre kryeministra shqiptar, sot është realitet, kjo mund të jetë shenjë e mirë apo e keqe nuk e di. Por sot janë tre shqiptarë kryeministra dhe kjo nuk është pak është shumë… Përpara ecin dhe fitojnë nëse dinë të sillen si njerëz të paqes, ne do ta riftojmë Malin e Zi, i takon kryeministrit të Maqedonisë së Veriut për të bërë ftesën zyrtare sepse takimi i ardhshëm do të jetë në Ohër më 9-10 qershor. Por unë do të bëj përpjekjen time që Dritani të jetë në tryezë, por vjen Mali i Zi apo jo, vjen Kosova apo jo, Ballkani i Hapur do të vazhdojë, të gjithë do të vijnë një ditë.” – u shpreh Rama. ©Lapsi.al 



32 Comments

      1. Bythqiri Ukrainës Volodimir Zelenski pritet të martën e ardhshme t’i drejtohet parlamentit të Shqipërisë me një fjalë përshëndetëse përmes një video call nga Kievi. Burime nga Kuvendi i thanë Top Channel se është arritur dakortësia me stafin e presidencial ukrainas që bythqir Zelenski, përmes një séance të posaçme të mbajë një fjalë në parlament.

        Kjo do të jetë hera e parë që bythqiri Ukrainës do të flasë për një parlament në Evropën Juglindore. Që prej fillimit të luftës, Zelenski bythqiri i kthyer në simbol të rezistencës ukrainase, ka folur për disa parlamente europiane nga ku ka apeluar për më shumë ndihma ushtarake.

      1. Ketu ke te drejte “Bekim”. Thua,nisma qe ska marre asnje tjeter me perpara. Po normale,. kush ka guxuar deri tani qe edhe te beje tradhetira, edhe te bej arrogantin, a thua se Shqiperia eshte ciflig i tij personal>? As Esat Pasha nuk ka guxuar te beje ate qe po ben ky

        1. QARKU I FIERIT RAMA 2009 2010!!

          rama eshe anti shqiptar, por kjo ska pike rendesi per socialistet te cilet hane bar por ama ramen e votojne
          nuk eshe rama problemi eshte tufa qe i shkon nga pas me qellimin per te patur pushtetin por pa patur realisht pushtet, sepse pasurite dhe pushtetin e ka rama me nje rreth te ngushte sunduesish dhe sociliasit ha kar, me fal ha bar i kenaqur qe partia eshte ne pushtet dhe fajin e kane te gjithe ne europe qe nuk na i hapin negociatat a thua se na e kane per borxh ,

          cuditerisht keta jane me proamerikanet , ish sigurimsat dhe ish monistat me familjet e tyre te shtuara pas 1990…
          keta jane problemi, qe u genjehet mendja se kane pushtet por kane nje mut te madh realisht

    1. Sot Shqipëria është pas Serbisë dhe Malit të Zi në rrugën drejt BE-së! Është pas Serbisë që ka nisur 4 luftëra në rajon dhe pas Malit të Zi që u shpall vend i pavarur vetëm më 2006!

      Sot përgjërohemi dhe lutemi që të na ndajnë nga Maqedonia që të hapim negociatat, ndërkohë që sot mund t’i kishim mbyllur. Sot jemi gati që edhe të derdhim lot, por është vonë.

      Shqipëria do të ishte vend anëtar i BE-së sot, nëse Tirana zyrtare dhe opozita e kohës do të kishin dëgjuar lutjet deri në përgjërim, 12 vjet më parë, më 2010, të drejtorit për Zgjerimin Stafano Sannino. Sannino i lutej liderëve politikë në Tiranë të merreshin vesh sa më shpejt se nuk kishte kohë!

      Duhet të nxitonin se me mbarimin e mandatit të Komisionit, ndofta komisioni i ri nuk do ta kishte fare në axhendë zgjerimin. Dhe ashtu ndodhi. Me anëtarësimin e Kroacisë më 2013, komisioni vendosi t’i jepte një pauzë zgjerimit! Për të mbajtur gjallë në rajon aspiratën për anëtarësim në BE, nisi ‘procesi Berlinit’, ndërkohë që Mali i Zi dhe Serbia hapën negociatat dhe sot janë në përfundim të kapitujve negociues.

      Zoti Sannino u lutej liderëve politikë të kohës të gjenin gjuhën e përbashkët, të miratonin me konsensus ligjet e kërkuara dhe vendi të hapte menjëherë negociatat. Përballë godinës së kryeministrisë, në atë kohë, u vendos një tabelë elektronike me fjalinë: Tre ligje baras me Europë!

      Por halli i madh, në atë kohë, ishte ‘çështja e kryetarit të Këshillit të Qarkut të Fierit’. Ishte problem për jetë a vdekje për demokracinë shqiptare. Me këmbëngulje dhe mendjelehtësi foshnjore i ramë me shkelm derës së hapur të BE-së. Jo për herë të parë.

      Pas 12 vitesh jemi aty ku ishim që në 2009, te kërkesa për hapje negociatash.

      Në fakt, ndryshe nga Mali i Zi dhe Serbia që i kanë hapur njëherë negociatat, ne i kemi hapur disa herë negociatat. Kemi dekoruar edhe ambasadorë, më 2018. Ne madje i kemi bërë të gjitha detyrat, i kemi plotësuar të gjitha kushtet, por fajin e kanë vendet e Këshillit. Nëse ka një adresë faji, adresa është në Tiranë.

      Për një kapriço kanë ikur më shumë se një dekadë!

      Përvoja e anëtarësimit të Sllovenisë dhe Kroacisë tregon se nga hapja te mbyllja e kapitujve janë më pak se 10 vjet.

      Po të kishim dëgjuar lutjet e drejtorit të zgjerimit të kohës Stefano Sannino, sot do të ishim anëtarë të BE-së. Dhe në atë kohë që na luteshin për të hapur negociatat, nuk e kishim të lidhur fatin as me Maqedoninë dhe sigurisht lufta në Ukrainë nuk kishte filluar.

      Shqipëria e cila nuk ka nisur asnjë luftë në rajon, është sot pas Serbisë! Luftën e kemi bërë me njëri -tjetrin dhe ne jemi treguar mjeshtër të mëdhenj për të qëlluar veten në këmbë!

      Pak rëndësi ka sot nëse hapen negociata në qershor, apo në ndonjë qershor apo dhjetor tjetër. Dëmi i bërë në 2010 është i pallogaritshëm. Dekada e shkuar dëm nuk kthehet!

      Sot kur gazetarët i hakërrehen, në Tiranë, me pyetje te forta komisionierit për zgjerimin është për të qeshur. Për të qarë ka qenë në vitin 2010. Por i vetmi që qau në atë kohë (por nuk preku njeri) ishte drejtori për zgjerimin Stefano Sannino!

    1. O sufllaqe, duhet te ishim ne BE por ky robqiri juaj ngaqe ska bythe te beje shtet ligjor, po na fut ne Jugosllavi se aty ndjehen ne zonen e komfortit keta diktatorucet e ballkanit.

  1. Dritani mos te beje ate gabim qe te perdoret nga vellezerit Aleksander & Edi Vucic. Duhet ta kuptoje qe thjesht do te perdorej, per shume arsye, edhe per arsyen qe personale te Ramovicit, qe ne fund mos te jete tradhetar vetem Thaci dhe Rama, por edhe Abazovic, e mbase ngaqe behen shume, shpeton dhe Rama dhe nuk njihet me si tradhetar. Nderkohe Kosova duhet te marre disa qendrime te prera.: 1.Te shpallet non grada Edi Rama, 2.Te mos votoje asnje parti ne Kosove qe neser mund te jete pro Open Balkan(sepse Edi rama dhe Veliaj sic po mundohen ta blejne Abazovicin, me servilitete, celesa Tirone, etj etj, ashtu do mundohen te blejne edhe ndonje Meml apo Lumnir,me presionin dhe ndermjetesimin e nderkombetareve) .3. Ti kerkohe hapur cdo politikane shqiptar ne Balkan qe eshte pro apo kunder Open Balkan, dhe nqs eshte .ta bojkotoje dhe ta trajtoje si tradhetarin Rama, por ama te deklarohen dhe jo te bejne si skutha, si Veliaj, qe ne publik na paraqitet si pro “kosovar” dhe ne privatesi punon dhe bind te tjeret(sic u mundua me Abazovicin) qe te pranoje projektin e vellazerimit me serbet. Nuk mund ta lejme nje Edi Ramovic apo kushdo qofte tjeter, qe te hedh ne ere, ate pune disa dekadash qe eshte bere per afrim Shqiperi-Kosove, dhe te percaje shqiptaret e gjysmen e tyre ti bashkoje me serbet. Jo, sduhet ta leme te ndodhe kete gje, dhe jam i sigurte qe ska per te ndodh kurre, sado qe mundohet, zvarritet e jargavitet ky shkau shqipfoles, qe po e shkaterron Shqiperine

  2. Vetem Rama ka bere te mundur qe Shqiperia te mare pjese ne kaq shume takime dhe konferenca.Uroj qe shpejti te futemi dhe ne BE sepse jemi permiresuar jashtezakonisht shume

    1. hahahah a te marte muti shalet. Takime e konferenca mund te besh ne infinit por puna matet me rezultate. Ti shkon ne pune cdo dite, por kjo sdo thote se ke bere ndonje pune nese nuk ke bere progres apo dhene rezultate. Na myten bythleirsat e Ramazanit mer ju qifsha robt!

  3. Ballkani duhet te jet i bashkuar dhe ne paqe. Punimet per kete paqe le ti kryej rama se ai esht i vetmi i afte.

  4. O Ramovic bej detyrat e shtepise, se e fitove mandatin e pare, duke thene do e bejme Shqiperine si Evropa dhe sdo kemi nevoje te ikim ne Evrooe, dhe jo vetem se nuk e bere, por e shkaterrove Shqiperine, duke ja larguar ajken e popullsises(intelektualet dhe rinine),dhe normalisht nuk u fute dot ne Evrope,as duke bere detyrat qe ti sdi ti besh(se ti di vetem te vjedhesh leket e taksapaguesve dhe te besh tradhtarin),as me keto lloj marifete e presione femijesh. Ne fakt keto,me shume se presione, presione, i perdor edhe si “arsye” per t’i thene shqiptarevme vone, qe jo une nuk e kisha seriozisht me Open Balkan, por e perdora per presion ndaj BE. Jo, Ramovic, as mos tento ti hedhesh hi syve njerezve, sepse ti e ke marre aq seriozisht dhe personale Open Balkan, bashkimin me serbet, sa spo le gure pa levizur, spo le diplomaci,gazetar servil, dhe para pa levizur,per ta bere realitet. Dhe ne fund pastaj kur te deshtosh ,edhe ne kete projekt serb tendin dhe te vellaut tend,sic ke deshtuar kudo, te thuash e bera per presion? Jo , historia (qe sot mban shenime), nuk mashtrohet, sic mashtrohen ata patro-militantet qe i perdor e i blen aq lire.Ti je, dhe do mbetesh tradhetar,anti shqiptar dhe hajdut.

  5. Rama eshte gjeniu me i madh i te gjitha koherave jo vetem i Shqiperise por i gjithe botes.
    Kurre nje yll i tille kaq vezullues nuk ka shndrit mbi siperfaqen e globit. Eshte pak ta quash
    Skenderbe, eshte pak ta quash Zeus, eshte pak ta quash profet. Bota po mahnitet nga
    shkelqimi i tij dhe na shikon me zili dhe ne jemi te lumtur qe po na ndricon rrugen.
    Ne duhet ta ndjekim verberisht kete vizionar te pashembullt sepse ne njerzit e zakonshem
    e vdektar nuk mund te shohim aq larg .

    1. Ju paskan dhene si teme hartimi, te perdorni figura letrare duke lartesuar Zeusin Rama? Hajde hajde, cfare dinjiteti qe paske o patrozhanist

  6. Open ballkan nje niesem shume e mire per te zhvilluar komplet ballkanin dhe nje hap me shume per tu antarsuar me Be

  7. Nese puna vazhdon kshu dhe me Edin ne krye jo vetem qe do te futemi ne BE po do te behemi nje nga vendet me te zhvilluara ne europe

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *