• |
ide | kryesore

Një pikë për titullin: Shehi e do përpara publikut kundërshtar

-Instant, Sport



Titulli dhe Tirana duken një binom I destinuar të jenë bashkë këtë sezon dhe kjo ishte kuptuar kohë më parē matematika t’i afrohej kaq shumë sa tashmë është pothuaj e pashmangshme. Mjafton një barazim në javën e ardhshme, në ndeshjen direkte me Laçin dhe do të jetë titull, me fuqinë e shkencës ekzakte ku asnjë përpjekje e mëtejshme e ndjekësve nuk mund të kulmonte hendekun prej 15 pikësh me të cilat bardheblutë blindojnë trofeun.

Në fakt, Laçi në nivel statistikor mund ta barazojë distancën edhe pas barazimit hipotekor me kryeqytetasit, duke bërë 5 fitore radhazi me Tiranën që do të humbiste 5 ndeshjet e mbetura të kampionatit. Por ndarja e kreut të renditjes me 67 pikë, do t’i dorëzonte gjithsesi titullin skuadrës së Shehit me dy fitore e një barazim e vetëm një humbje në 4 përballjet sezonale me Laçin. Skenari mund të shtyhet vetëm në rast të fitores së kurbinasve, situatë që do ta reduktonte diferencën në 12 pikë, duke e bërë të domosdoshme që bardheblutë të kishin nevojë për një fitore në javën e 32 kundër Teutës për të siguruar titullin.

Me 4 javë të mbetura e 12 pikë në lojë, titulli do ishte I kryqytetasve me diferencë golash në sfidat mes tyre 6-2, kështu nëse Duro dëshiron ta shtyjë pak më shumë festën e Tiranës duhet ta mundë 5-0. Sido të ndodhë, që bardheblutë të qepin në fanellë titullin e 26 kampion, është vetëm çështje kohe…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *