• |
ide | kryesore

Përgënjeshtrimi, Raiola ende në jetë: “I tërbuar, hera e dytë në katër muaj që më vrasin”

-Instant, F1, Sport



Mino Raiola, agjenti i disa prej futbollistëve më të mirë në botë dhe një nga mbretërit e njohur të merkatos së transferimeve, ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin San Raffaele në Milano, por “ende gjallë dhe lufton”. Këtë e ka bërë të ditur José Fortes Rodriguez, krahu i djathtë i Raiolës, duke mohuar zërat për vdekjen e menaxherit përpara se lajmi të konfirmohej edhe nga profesori Zangrillo, i njësisë së Anestezisë dhe Kujdesit Intensiv të spitalit Milanez.

Një reagim ka ardhur edhe përmes profilit të menaxherit në Tëitter: “Gjendja aktuale shëndetësore për ata që pyesin: i inatosur, për herë të dytë në 4 muaj që më vrasin. Sic duket jam gjithashtu në gjendje edhe të ringjallem.

Sipas Zangrillos, Mino Raiola është ende gjallë dhe “po lufton”. I sëmurë prej disa muajsh, Raiola i ishte nënshtruar një operacioni urgjent në San Raffaele në Milano në janar dhe nuk ka qenë kurrë në gjendje të shërohet plotësisht që atëherë. I lindur në Nocera Inferiore më 4 nëntor 1967, Raiola pati një karrierë të shkëlqyer si menaxher pasi u vendos në Holandë, ku filloi të kujdesej për interesat e disa lojtarëve, duke arritur të bënte emër edhe në Itali falë ndërmjetësimit të tij në transferimet e Michel Kreek, Marciano Vink dhe Pavel Nedvěd.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *