• |
ide | kryesore

Policit i djegin makinën në Shkodër, dyshohet për shkak të detyrës

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Makina e një polici në Shkodër është djegur mbrëmjen e 27 prillit. Dyshohet se ngjarja ka lidhje me detyrën e punonjësit të forcave operacionale.

Gazetari Senad Nikshiqi raporton se oficeri i policisë Dritan Turhani e kishte parkuar makinën pranë banesës së tij në lagjen Perash të qytetit të Shkodrës.

Sapo ka parë që makina e tij është përfshirë nga flakët ai ka lajmëruar në sallën operative ndërsa kolegët e tij kanë filluar me hetimin e ngjarjes. Janë të paqarta arsyet e djegies së makinës ndërsa dyshohet se është një ngjarje e qëllimshme. Oficeri Turhani ka deklaruar se nuk ka konflikte me kënd ndërsa policia dyshon se kjo ngjarje mund të ketë ardhur për shkak të detyrës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *