• |
ide | kryesore

Rob Kardashian rrëfen dhunën fizike nga Blac Chyna

-Instant, F1, Paparazzi



Rob Kardashian ka treguar së fundmi se ka përjetuar dhunë fizike nga ish e fejuara Blac Chyna.

Në betejën e vazhdueshme ligjore të Kardashian-Jenners me Chyna-n, Rob dëshmoi të mërkurën se marrëdhënia e tij me Chyna ishte e dhunshme që në fillim dhe pretendoi se nëna e fëmijës së tij e rrahu dhe e kërcënoi se do ta vriste.

Ai  tregoi se nata e 14 dhjetorit 2016 filloi me ta duke bërë shaka në rrjetet e tyre sociale, me të dy duke postuar pamjet video të tyre duke u puthur dhe duke qeshur.Por nata dyshohet se u bë e dhunshme me mosmarrëveshjen që zgjati deri në mëngjesin tjetër. Rob pretendoi se Chyna i drejtoi armën dy herë, e goditi me një shufër metalike, e gërvishti dhe i vuri një kordon iPhone rreth qafës.

“Ajo më goditi  në fytyrë, në shpinë” pohoi Rob. “Më pas më grisi këmishën, vazhdoi ai. “Në fillim mendova se po bënte shaka. Nuk mendova se ishte serioze deri kur më drejtoi armën… ju nuk e drejtoni armën në kokën e të fejuarit tuaj, pavarësisht nëse mendoni se është e mbushur apo jo.”

Kur u pyet nga avokatja e modeles, Lynne Ciani, pse ai nuk fotografoi shenjat pas incidentit, Kardashian u përgjigj: “Ajo më goditi në trupin tim … por jo të gjitha do të nxihen vetëm sepse dikush ju goditi. Gjithçka për të cilën dëshmova ndodhi. Ajo konsumonte kokainë dhe alkool. Vetëm se nuk kam pasur shenja nuk do të thotë se nuk është e vërtetë. Ndaloni së mosbesuari! Nuk është e drejtë.”

Më pas ai zbuloi  se kurrë nuk e ka dashur atë edhe kur i propozoi, Rob tha se e bëri këtë më shumë si një publicitet për të dhe serialin e tyre ,”Rob & Chyna”.

Chyna ka paditur Kardashian-Jenners për 40 milionë dollarë për humbje të fitimeve dhe më shumë se 60 milionë dollarë për fitime të ardhshme. Ajo pretendon se ata përdorën fuqinë e tyre për të njollosur reputacionin e saj,anuluar shfaqjen dhe për të parandaluar mundësitë financiare./Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *