• |
ide | kryesore

Rusia sulmon Kievin kur aty ndodhej sekretari i Përgjithshëm i OKB-së

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Rusia sulmoi Kievin me dy raketa këtë të enjte kur në kryeqytetin ukrainas ndodhej Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, António Guterres. Analistët e konsideruan këtë një tallje të Moskës me OKB-në.

Dy shpërthime të forta tronditën Kievin pasi Guterres vizitoi vendin e masakrave dhe varrezave masive në periferi të qytetit dhe u takua me presidentin Volodymyr Zelenskiy.

Këshilltari Mykhailo Podolyak shkroi në Twitter: “Kartolinë nga Moska?” Ndërsa ministri i Mbrojtjes, Oleksii Reznikov, i quajti aktet “një sulm për sigurinë e Sekretarit të Përgjithshëm dhe për sigurinë botërore!”

Një varg vizitash nga liderë të aleatëve perëndimorë dhe zyrtarë të lartë amerikanë kanë qenë në javët e fundit në Kiev. Aty ishin kryeministri britanik Boris Johnson dhe Sekretarët e Shtetit dhe Mbrojtjes të SHBA, Antony Blinken dhe Lloyd Austin, por nuk pati sulme. ©LAPSI.al

https://twitter.com/ByChanchi/status/1519741080060760066?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1519741080060760066%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_c10&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.theguardian.com%2Fworld%2Flive%2F2022%2Fapr%2F28%2Frussia-ukraine-war-putin-warns-of-lightning-fast-retaliation-if-west-intervenes-war-has-cost-ukraine-600bn-zelenskiy-says-live



6 Comments

    1. Le ta vizitoj ky i gjati ynë njëher Kievin si lider global që është, por i lutemi rusve ta shenjestrojnë mirë atë raketën me preçizion të lartë se ngelën duke gjuajtur ndërtesa banimi civilësh.

  1. Sa qelbesira komentuese per nje njeri te paqes se nje institucioni ne te cilin rusia eshte anetare e perhershme e keshillit te sigurimit.. Rusia dhe gjithe ideologjia e cmendur do te zhduken.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *