• |
ide | kryesore

Shailene Woodley i jep fund lidhjes me Aaron Rodgers

-Instant, Paparazzi, Slider



Shailene Woodley dhe Aaron Rodgers thuhet se janë ndarë sërish.

Lajmet u shfaqën fillimisht në shkurt se ata kishin ndarë rrugët dhe i dhanë fund fejesës. Megjithatë, që atëherë, ata ishin parë së bashku, deri në mars, kur u panë në një punishte vere në Kaliforni dhe ishin “shumë të dashur” me njëri-tjetrin, tha një burim i brendshëm për People.

Sipas TMZ, Rodgers dhe Woodley ishin në Bregun Perëndimor për martesën e shokut të tij të skuadrës David Bakhtiari.

Por, ata i kanë dhënë fund sërish lidhjes . “Shailene ndjeu se gjithçka ishte në kushtet e Aaron-it dhe kjo nuk po e bënte të lumtur”, u shprehburimi, për People.

Megjithatë, në mars, një tjetër burim tha se Rodgers dëshironte të ringjallte marrëdhënien e tyre. “Ata të dy kishin orare intensive  dhe nuk ishte e mundur që ata të fokusoheshin në marrëdhënien e tyre. Tani kur sezoni i Aaronit ka mbaruar, ai dëshiron ta provojë një tjetër. Ai mendon se Shailene është shumë e veçantë. Megjithatë, ajo është në mëdyshje.”

Pas lajmeve për ndarjen e tyre të parë këtë vit, Aaron  falënderoi publikisht aktoren që “më tregoi se si duket dashuria e pakushtëzuar”, së bashku me një seri fotosh, njëra prej të cilave tregonte ish-çiftin duke u përqafuar. Ata ishin së bashku për rreth dy vjet./Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *