• |
ide | kryesore

Stoltenberg: Jemi të gatshëm të mbështesim Ukrainën në vitet në vijim

-Instant, Lajme, Planet



Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka deklaruar se  aleanca ushtarake është e gatshme të mbështesë Ukrainën për vitet e ardhshme në luftën kundër Rusisë, sipas BBC.

Gjatë një samitu në Bruksel, Stoltenberg tha se “ne duhet të jemi të përgatitur, pasi lufta mund të zgjasë, me muaj dhe vite”.

Vendet e NATO-s – krahas vendeve që nuk janë pjesë e aleancës u takuan në Ramstein, Gjermani, në fillim të kësaj jave për të diskutuar se si mund të mbështesin Ukrainën. Shefi i NATO-s tha se aleatët po përgatiten të dërgojnë armë të standardeve të larta në Ukrainë.

Disa vende kanë dërguar ndihmë ushtarake dhe financiare në Ukrainë që nga pushtimi i Rusisë më 24 shkurt.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *