• |
ide | kryesore

Video/ Mundën Interin, skuadra i shkon Mihajlovic në spidal: “Më bëtë të rinohem”

-Instant, Sport, Video



Pas fitores së bujshme në Dall’Ara ndaj Interit, festa e Bolonjës është spostuar nën dritaren e dhomës së spitalit të Sinisha Mihajlovic. Në mëngjes skuadra u paraqit para institucionit shëndetësor për t’i treguar mbështetjen e tyre teknikut që ende po lufton me leuçeminë. I thirrur me zë të lartë nga lojtarët e tij, Sinisha u shfaq mes brohoritjeve dhe duartrokitjeve.

Një moment emocioni i madh që tregon edhe një herë bashkimin e grupit kuqeblù jo vetëm në fushë dhe lidhjen e fortë me trajnerin e tyre. Ndaj korit ‘Sini on fire’ tekniku serb nga dhoma e tij është mallëngjyer: “Kështu do më bëni të qaj”. Euforia pas tre pikëve me përmbysje ndaj zikaltërve është e kuptueshme: “Herën tjetër pas Brescias erdhët për të pastruar ndërgjegjen, tani e meritoni. Më bëtë të rinohem me dhjetë vjet, ju dua shumë”, ishin fjalët e trajnerit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *