• |
ide | kryesore

Video/ Roma barazon në Leicester, Mourinho më pranë Tiranës: Feyenoord kalon ngushtë Marseille

-Instant, F1, Sport, Video



Rezultate të hapura dhe pavarësisht ndonjë avantazhi të vogël të Romës e Feyenoord, vetëm gjysëmfinalet e kthimit do të vendosin se cilat nga katër skuadrat e mbetura në lojë do të vijnë në Tiranë, për finalen e Conference League. Barazimi në transfertë i verdhekuqve përballë Leicester afron Mourinhon me finalen, por jo shumë. Nuk ndryshon shumë situata për Feyenoord, pavarësisht fitores 3-2 përballë Marseille në Rotterdam.

LEICESTER 1-1 ROMA
Barazi në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Conference League mes Leicester dhe Romës: në stadiumin King Power ndeshja përfundoi 1-1. Pas fillimit të vrullshëm të anglezëve, Roma e Mourinhos ndërtoi avantazhin në minutën e 15 falë një asisti të Zalewskit për Pellegrinin. Reagimi i Foxes e spostoi lojën në gjysmëfushën e verdhekuqve, por barazimi erdhi vetëm në minutën e 67, me një devijim fitues nga fare pranë i Lookman. Një me një, gjithcka shtyhet për të enjten e ardhshme në Olimpico. Kur do të jenë gati 70 mijë njerëz për të shtyrë Romën drejt finales në Tiranë. Ndërkohë, skuadra e Mourinhos rikthehet nga Leicester me një barazim të mirë, në një farë mënyre edhe të shkëlqyer, duke qenë se Leicester në vigjilje dukej i frikshëm për ritëm, intensitet dhe energji. E në vend të kësaj, verdhekuqtë vuajtën pak, është e vërtetë, por jo aq shumë. Me pak fjalë, aq sa duhej duke pasur parasysh që britanikët luanin në shtëpi dhe duhej të fitonin. Me llogari të bëra, ata bënë ndeshjen, por verdhekuqtë ishin gjithmonë në ekuilibër, duke luajtur një lojë taktikisht mendjemprehtë dhe duke u përpjekur të përfitonin në maksimum nga avantazhi fillestar i Pellegrinit. E për njëfarë kohe madje ia dolën, derisa Lookman barazoi në gjysmën e pjesës së dytë. Kështu që gjithçka do të vendoset në kthim, me Mourinhon që tashmë ka thirrur për ndeshjen të gjithë Romën.

FEYENOORD 3-2 MARSEILLE
Një fitore e ngushtë që nuk garanton shumë gjëra për kthimin. Feyenoord mposhti 3-2 Marseille në Rotterdam, por ka keqardhjen se shpenzoi një avantazh të dyfishtë, pas një fillimi brilant të gjysëmfinales. Dessers në minutën e 18 kaloi hollandezët në avantazh, ndërsa Sinisterra dyfishoi pas vetëm dy minutash. Atëherë kur Marseille u mendua e shembur, francezët u kthyen në lojë me Dieng në minutën e 28. Miqtë madje edhe barazuan 5 minuta nga pushimi me Gerson, por ndeshjen e vendosi Dessers direkt pas rifillimit, sduke vulosur rezultatin përmes dygolëshit të tij personal. Në kthim në Marseille gjërat nuk do të jetë aspak të parashikueshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *