• |
ide | kryesore

Zgjedhjet për krerët e degëve/ Vokshi: PD del e bashkuar nga ky proces, jo e përçarë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Në një konferencë për mediat, deputetja e PD Albana Vokshi, ka evidentuar ecurinë e procesit të zgjedhjeve për kryetar dege të PD në të gjithë vendin. Vokshi bëri me dije se për herë të parë janë zgjedhur 8 gra në krye të degëve të PD, pra 11% nga niveli 1% që ka qenë para procesit. Më tej demokratja tha se në 70 degë të PD ka përfunduar procesi zgjedhor.

“Ju informoj per ecurinë e procesit zgjedhor në të gjitha degët e PD. Ky proces ka nisur që në mbledhjen e komisionit të Rithemelimit në 9 janar. Në 70 degë të PD ka përfunduar procesi zgjedhor. Disa nga gjetjet e këtij procesi: Morën pjesë në total 39 mijë e 512 anëtarë që kanë ushtruar të drejtën e votës. Janë dy degë në të cilat ende s’është bërë Kuvendi për zgjedhjen e kryetarit të degës, Malësi e Madhe e Tirana dega 12. Me këto do tejkalohet dhe numri 40 mijë anëtarë, pra pjesëmarrja më e lartë se në 13 qershor. Ka qenë interesi shumë i lartë i demokratëve për të qenë pjesëmarrës qoftë me përzgjedhjen, zgjedhjen e kryetarëve në gjithë nivelet, hierarkinë e PD në gjithë degët. Në shumë raste në gjithë degët është kërkuar shtyrje e afatit për mbylljen e procesit për shkak të interesit të lartë. Në Bulqizë votimi është mbyllur në 9 të darkës, tregon që interesi i demokratëve për të marrë pjesë në këtë proces zgjedhor ka qenë tejet i lartë. Konkurrueshmëria ka qenë shumë e lartë”, tha Vokshi.

Ndër të tjera Vokshi tha po ashtu se shifrat tregojnë se nga ky proces partia ka dalë e bashkuar, jo e përçarë.

“Procesi është më transparenti që është bërë ndonjëherë. Kjo është ana më pozitive e tij. Pjesmarrja ka qenë më e lartë se më 13 qershor.  PD del e bashkuar nga këto zgjedhje, jo e përçarë”, tha Vokshi.



7 Comments

  1. Sot opozita eshte me e dobet se kurr edhe pse de facto eshte Sala kryetar. Sot opozita nuk merret me denoncimet e qeveris, me inceneratoret (qe po harrohen) me rritjen e cmimeve. Sot opozita merret me hallin e Saliut, gjith energjit shpenzohem me lincimin e ambasadores direkt dhe USA-ve indirekt. Lum si Sala per keta dele qe i ka si mish per top. Haxhiqamilistet dhe dumbabistet ka qen dhe jan problemi kryesor i shqiptareve. Lum si Rama qe ka Salen. Tani me vertet qe do bej cfar ti doj bytha se e paralajmeroi qe me Salen ska asnje kompromis dhe e bukura eshte qe askush nga te huajt nuk do investohet qe te ket kompromis me nje PD qe e drejton Saliu. Ta gezojm Ramen sa te jet Saliu gjall.

    1. Ka nje arsye te fort pse Saliu apo tv e tij nuk i bejn jehon ketyre skandaleve. Arsyeja eshte qe keto skandale nisin me qeverin Berisha (qe nga mbetjet deri te TAP). Smund te mbysi varken ku eshte dhe vet. Prandaj dumbabistat qe i shkoj nga mbrapa masturbohen me sherret e Saliut me Kim, me perrallat kospirative e me sorra. Problemi eshte qe shumica e shqiptareve e kuptojn po skan alternativa. Opozita eshte peng i dy njerezve qe do e bunkerizojn per hallet personale.

  2. Skandali i rradhes i PS ishte qe mbajti cunin e Qifes deputet, edhe pse cuni eshte nje zgjatim i babit ne parlament. Po PD nuk flet dot per kete, nuk than dot nje fjal keta te rithemelimit. E hengrn skandalin me buk se duan te zgjedhin nje non-grata si kryetar. Pse nuk flet njeri nga keta si jan vertet gjerat? Sepse Salou nuk ka koleg, ka ca ushtar qe i qi mamin dhe i thon bab.

  3. O ju te lapsit keni dale nga shinat fare. Po nuk ka ndonje lajme nga fukaralleku e abuzimi ne kete vend nga kjo klase politike udheheqese e opozitare, qe merini me keta njerez gjysem te urbanizuar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *