• |
ide | kryesore

Zhupa për çështjen e Butrintit: Do e çojmë në SPAK

Arkiva



“Do të shkoj në SPAK për Butrintin”, kjo ka qenë deklarata e deputetes së PD-së Ina Zhupa gjatë një replike me kryeministrin Edi Rama në Kuvend.

Sipas Ina Zhupës qeveria po e trajton Butrintin si mall tregtar, ndaj të mos çuditet askush që të blihen bileta avioni për të justifikuar milionat.

Zhupa shtoi se për këtë marrëveshje nuk është marrë mendimi i asnjë eksperti shqiptar, ndërsa akuzoi se qëllimi i vetëm është të pasurohet privati dhe të zhduket historia e Shqipërisë.

“Nëse është dhënë pronë private ndonjëherë në Butrint, kryeministri mund ta çoje në SPAK. Nëse nuk do të shkojë në SPAK se ka frikë se i hapen çështje të tjera, të ma japë mua se e çoj. Butrinti do jepet me koncesion, këtë nuk e mohoi as kryeministri. Butrinti tha ka partnerët tanë amerikanë, në fakt nuk na kompleksion, kjo është vetëm fasada, DASH thotë se korrupsioni është endemik në të gjitha degët dhe nuk ka sesi ministria jonë e kulturës të mos jetë pjesë e këtij korrupsioni”, u shpreh Ina Zhupa.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *