• |
ide | kryesore

Zvicra heq të gjitha kufizimet për udhëtarët shqiptarë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Zvicra ka hequr te gjitha masat shtrënguese për shtetasit shqiptarë të cilët duan të udhëtojnë drejt saj. Lajmi është bërë i ditur nga ministria e Punëve të Jashtme. Ky vendim do të hyjë në fuqi në datën 2 maj.

“Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton se autoritetet zvicerane kanë hequr të gjitha masat shtrënguese për shtetasit shqiptarë që udhëtojnë drejt Zvicrës.

Ky vendim hyn në fuqi nga data 2 maj 2022, duke rikthyer kështu aplikimin e regjimit për hyrje-dalje nga territori i Konfederatës së Zvicrës në periudhën para pandemisë.”



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *