• |
ide | kryesore

Aksident i rëndë në Elbasan, makina përplas 21-vjeçaren

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një aksident ka ndodhur sot në Elbasan, ku një makinë ka përplasur një 21-vjeçare. Kjo e fundit është dërguar me urgjencë në spital, për të marrë ndihmën mjekësore.

“Rreth orës 10:00, në Elbasan, në unazën e qytetit, shtetasi K. S., 25 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka aksidentuar shtetasen A. H., 21 vjeçe, këmbësore, e cila u dërgua në Spitalin Rajonal Elbasan, për të marrë ndihmën mjekësore. Drejtuesi i mjetit po shoqërohet në ambientet e Policisë, për veprime të mëtejshme.”, njofton policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *