• |
ide | kryesore

Ancelotti, ‘kunj’ PSG-së: “Pochettino thotë se Mbappe nuk lëviz? Trajnerët herë pas here gënjejnë”

-Instant, Sport



“Pochettino tha se Mbappé do të mbetet me 100% te PSG? Në konferencë për shtyp trajnerët nuk mund të thonë të gjithë të vërtetën…”. Në prag të ndeshjes në shtëpi kundër Espanyol, e cila mund t’i japë Real Madrid titullin në Spanjë për herë të 35, katër javë më herët (duhet edhe një pikë për matematikën), trajneri i merengues Carlo Ancelotti ka ndezur merkaton, duke shtuar më tej dyshimet për të ardhmen e sulmuesit francez, në shënjestër të Casa Blanca.

“Sot Mbappé dhe unë mbetemi 100% në Paris – tha trajneri i PSG-së të enjten – Këto janë ndjesitë e mia. Në futboll nuk mund ta dimë se çfarë do të ndodhë, ndaj ju them se çfarë ndjej”. Fjalët e Pochettinos kanë hedhur poshtë hipotezën e një largimi të Mbappe në fund të sezonit për te Real Madrid, që do të ishte edhe transferimi më i përfolur në merkato. “Unë e besoj Mbappe kur thotë se nuk e ka vendosur”, ka thënë edhe drejtori i PSG-së, Leonardo pak ditë më parë. Tani Ancelotti ka ndryshuar kursin e gjërave me deklaratat e tij. Mbetet për të mësuar vetëm çfarë do të thotë Mbappé…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *