• |
ide | kryesore

Detajet nga përplasja me armë në Vlorë, u qëllua mes dy makinave (VIDEO)

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Zbulohen detaje nga ngjarje me të shtëna me armë zjarri që tronditën Vlorën para pak minutash.

Burime për Lapsi.al bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në lagjen “10 korriku” të Vlorës.

Të shtënat kanë plasur mes dy makinave, njëra prej të cilave një Benz luksoz “ML” me targa “AA 858 FY”, e cila ka mbetur e dëmtuar siç mund ta shihni në videon më poshtë. Një plumb ka depërtuar në xhamin e parë.

Ndërkohë nuk dihet nëse ka persona të plagosur. Policia ka rrethuar zonën dhe po punon për zbardhjen e rrethanave. ©Lapsi.al 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *