• |
ide | kryesore

FOTO/ Gjesti i bukur i Juventus: skuadra i bën vizitë fëmijëve të shtruar në spital

-Instant, Sport



Një ditë që fëmijët nuk do ta harrojnë kurrë. Bonucci, Chiellini, Morata, Perin, Bernardeschi dhe Pinsoglio si dhe trajneri Massimiliano Allegri i kanë bërë një vizitë pacientëve të vegjël në departamentin e onkohematologjisë pediatrike të spitalit Regina Margherita në Torino dhe në Casa UGI (Unione Genitori Italiani) në Torino. Shumë foto dhe buzëqeshje karakterizuan pasditen e së enjtes së 28 prillit, në të cilën kampionët e Juventusit u dhuruan një moment të gjatë dhe intensive duke i larguar mendjen, qoftë edhe për pak, nga provat e vështira që i ka vënë atyre jeta. Një nismë që tregoi edhe një herë fuqinë “e veçantë” që mund të ketë vetëm sporti.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *