• |
ide | kryesore

Inter, e ndaluar të heqë dorë: Inzaghi fjalim para grupit, i kërkon Handanovic të shtrëngojë ‘dhëmbët’

-Instant, Sport



Pas zhgënjimit është koha për shpengimin. Gara e kampionatit, katër javë nga përfundimi, është ende e hapur. Me humbjen e bujshme në Bologna, Interi i dërgoi… titullin Djallit, me Milanin +2 në renditje dhe zot të fatit të tyre. Por te zikaltrit imperativi është “mos u dorëzo”: kjo është ajo që Simone Inzaghi i tha skuadrës menjëherë pas humbjes në mbrëmjen e së mërkurës dhe që e përsëriti në mëngjes në Appiano kur rifilluan stërvitjet. Gjithçka është ende e mundur: duhen fituar të gjitha ndeshjet dhe të shpresojë që rivali të bëjë një hap flas. Të dielën raundi i parë: Milani pret Fiorentinën në San Siro në orën 15, tre orë pasi Interi të ketë zbritur në fushë në Udine.

Për transfertën në Dacia Arena ndaj friulanëve, që vijnë nga fitorja zhurmuese në Firence në rikuperimin e javës së 20, Interi do të duhet të bëjë pa Bastonin, që vuan nga një tendosje muskulore në tabanin e këmbës së djathtë. Në vend të tij Inzagji do të zgjedhë më shumë D’Ambrosion se Dimarcon, që e nisi titullar në Dall’Ara.

Lajm i mirë në lidhje me portën, ku Radu është në traumë të fortë emocionale pas gafës me Bolonjën, por duket se do të rikthehet Handanovic: siç raportohet nga Corriere dello Sport, kontraktimi në shpinë që e detyroi sllovenin të qendronte në pankinë, vazhdon ta shqetësojë, por kapiteni i zikaltërve është gati të shtrëngojë dhëmbët dhe të marrë vendin e tij midis shtyllave. Calhanoglu do të mungojë për shkak të skualifikimit, Vidal i rikuperuar – kavilja e tij e djathtë nuk e shqetëson më – dhe Gagliardini janë kandidatët për ta zëvendësuar. Nuk do të rrezikohet Gosens, që vjen nga një lodhje muskulare: anësori gjerman do të rikthehet për ndeshjen e të premtes më 6 maj në San Siro kundër Empolit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *