• |
ide | kryesore

Iu bë atentat në Durrës, nis sot vettingu për prokurorin Arjan Ndoja

-Instant, Arkiva



Nis procesi i vettingut për prokurprin e Durrësit Arjan Ndoja të cilit iu bë atentat në vitin 2019 në autostradën Durrës Tiranë ku dhe u vra shoferi i tij Andi Maloku kurse Ndoja u plagos.

KPK dyshohet se Ndoja ka ushtruar ndikim të paligjshëm me persona me probleme me ligjin, se prokurori ka patur kontakte me persona të krimit si shtetasi A. L.

Referuar burimeve mediatike në lidhje me atentatin ku prokurori mbeti i plagosur rezulton se subjekti ishte nën shoqërinë e personit A.L.

Referuar konstatimeve të DSIK, KPK deklaron se ka papërshtatshmëri për figurën e prokurorit, ndërsa thekson se ky atentat është nën hetim nga SPAK.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *