• |
ide | kryesore

James Corden njofton largimin nga The Late Night Show

-Instant, Paparazzi, Slider



Komediani dhe aktori britanik, i kthyer në prezantues të emisioneve “talk show”, James Corden, ka njoftuar se do të largohet nga “The Late Late Show” vitin e ardhshëm.

Corden i cili u bë i njohur në Mbretërinë e Bashkuar për serialin televiziv “Gavin and Stacey”, ka drejtuar emisionin “talk show” në SHBA që nga viti 2015.

Duke folur në edicionin e së enjtes , ai tha se ky ishte vendimi më i vështirë që i është dashur të marrë ndonjëherë. “Kurrë nuk e kam parë shfaqjen si destinacionin tim përfundimtar dhe mendoj se në një vit nga tani do të jetë një kohë e mirë për të lëvizur dhe shikoj se çfarë tjetër mund të jetë atje”, tha ai.

Ai është bërë një emër i njohur në SHBA, duke prezantuar çmime të njohura të showbizit si çmimet “Tony” dhe “Grammy”.

Gjatë kohës së tij në “The Late Late Show”, ai prezantoi segmente të tilla si “Drop the Mic” dhe “Carpool Karaoke” – të cilat shfaqën të famshëm, duke përfshirë këngëtaren Adele dhe Princin Harry. Segmentet vazhduan të kishin seritë e tyre të pavarura.

Në një deklaratë, presidenti dhe CEO i CBS, George Cheeks tha se ata dëshirojnë që ai të mund të qëndrojë më gjatë por mesa duket Corden e ka mbledhur mendjen.

Corden tha se të koha si prezantues i kishte ndryshuar jetën.

“Jam shumë krenar për atë që kemi arritur, ka qenë përtej ëndrrave të mia”, tha ai.

Ai shtoi se spektakli i vitit të ardhshëm do të ishte “viti më i mirë që kemi pasur ndonjëherë… do të dalim me zhurmë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *