• |
ide | kryesore

Longo ‘shigjeton’ presidentin Gjici: “Kjo ndodh kur ka presion, nuk do t’i zbuloj deri në fund”

-Instant, Sport



“Nuk është e drejtë që të flas për 7 mungesat e mbrëmjes së sotme. Është mungesë respekti për ata dhe futbollistët që luajtën. Bëmë gabime foshnjarake, para portës, kundër një ekipi me eksperiencë që vjet fitoi titullin kampion”. Diego Longo nuk merret me mungesat, por është nervoz me mënyrën si skuadra u përball e humbi 4-1 me Teutën. Tekniku italian pastaj ka kaluar në kundërsulm, duke shigjetuar jo pak drejtuesit e klubit: “Kjo ndodh kur ka presion dhe nuk dimë ta menaxhojmë. Ka presion nga mbrapa të cilat unë nuk do t’i zbuloj deri në fund. Ky është problemi i ekipit kur nuk ke shumë cilësi dhe kualitet. Kam kërkuar qetësi prej ditës së parë që erdha këtu, por askush nuk më ka dëgjuar. Kemi luajtur në mënyrë fantastike në dy fazat e para, sepse luanim pa presion”.

Për ta kompletuar dozën e kontestimit ndaj klubit, Longo ka vazhduar edhe duke u mënjanuar nga ndërtimi i skuadrës. Një fakt që natyrisht italiani e dinte kur pranoi ofertën e Kukësit, por që tani e ka kthyer në vëmendje: “Nuk i kam afruar unë këta lojtarë, është klubi që ka bërë merkato. Normalisht unë punoj për klubin dhe të mirën e tij. Të gjithë gabojmë, jemi njerëzorë, por nuk mund të marr përsipër përgjegjësi që nuk i kam. Këto janë gjëra që mbeten mes meje dhe klubit si në çdo vend të botës”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *