• |
ide | kryesore

Me destinacion Selanikun, kapet 600 kg kokainë në Itali

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Policia italiane ka sekuestruar 654,300 kg kokainë të pastër në portin e Gioia Tauro. Sipas medieve italiane kokaina destinohej për portin e Selanikut, ndërsa ishte fshehur në kontejner me banane që binte nga Guayaquili i Ekuadorit.

Sipas specialistëve vlerësohet se droga do të kushtonte rreth 200 milionë euro nëse do shitej.

Pas përfundimit të operacioneve, droga i është nënshtruar sekuestrimit provues dhe dokumentet i janë dërguar Prokurorisë Publike pranë Gjykatës së Palmit, e cila ka marrë drejtimin e hetimeve paraprake.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *