• |
ide | kryesore

Miratohet vendimi, qeveria mbyll më shumë se gjysmën e zyrave të Gjendjes Civile në të gjithë vendin

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Në përfundim të mbledhjes së qeverisë, Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi ka folur për miratimin e vendimit që redukton numrin e zyrave të Gjendjs Civile. Në të gjithë vendin do të jenë vetëm 150 zyra për të ofruar ato shërbime ku është e domosdoshme prania fizike e qytetarëve. Pjesa më e madhe e shërbimeve, do të ofrohen online prej datës 1 maj. Çuçi shpjegoi gjithashtu se dokumentet që do iu duhen qytetarëve për shërbime të ndryshme do të sigurohen vetë nga institucionet publike nga #eAlbania.

“Sot miratuam reduktimin e zyrave të gjendjes civile, nga 390 do ketë vetëm 150 zyra si pasojë e revolucionit digital për dhënine e shërbimeve publike, shërbimet do ofrohen vetëm online. Do ketë 150 sportele për të marrë vetëm ato shërbime që duhet të jetë i pranishëm qytetari, të tjerat online. Do shkëputet shërbimi në sporteli fizik, do të jetë vetëm online me përjashim të atyre shërbimeve ku duhet të jetë i pranishëm qytetari. Institucionet e administratës publike janë të detyruar të sigurojnë vetë dokumentet që u duhen qytetarëve. Nëse një qytetari do i duhet një dokument, dokumentacionin ia siguron insititucioni publik përkatës. Prej datës 1 maj do jetë një sasi e madhe shërbimesh që do të ofrhen online, janë rreth 90 shërbime që ofrohen nga Ministria e Brendshme”, tha ministri Çuçi

 



12 Comments

  1. Pasojat do t’i vuajne me shume pacientet e spitaleve qe varen nga ilacet e shtrenjta dhe specifike qe kerkojne kartelizim ditor per terhqeje ilacesh spitalore. Sot sidomos, po edhe ne diete ne vijim, sistemi ka qene i mbingarkuar dhe jofunksional, sepse Udheheqesi Ndergalaktikor do te beje raketa me qumesht dallendysheje!

  2. tani skemi pse te presim me rradhe te gjata per te marre nje dokument…ju lumte per kete zgjidhje te menjehershme

  3. Sa mire qe u miratua, me ne fund jo rradh te gjata dhe pritje e lodhje.
    Sidomos per gjysherit tane sepse ishte shume e lodhshme

    1. Sa me fat qenke moj Klea, qe gjyshi yt ditka te perdorka internetin dhe te kerkoje sherbimet online? Sa gjysher e gjyshe neper fshatra qe as e kane idene si do ia bejne. Propagandiste te felliqur!!

  4. Vendim shume i drejte nga ana e Kryeministrit per mbylljen e sporteleve dhe kalimit ne digjitalizim, po na shpeton shume nga rradhet e teperta

  5. Nuk na duheshin me zyrat sepse kemi portalin online.Sa te rrim te presim ne rradhe dhe te meremi me njerez qe nuk dine ta bejne punen mesojme dhe mbarojme pune me shpejt vete me E-Albanian.

  6. Shume gje e mire .Tani e kemi shume te lehte te marrim nje dokument nga portali,nuk do presim me ne radhe dhe kursejme stresin,por mund te themi dhe dicka nga korrupsioni.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *