• |
ide | kryesore

Punimet për nënkalimin tek TEG-u/ Si ndryshon qarkullimi i makinave

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Nga dita e nesërme do të devijohet qarkullimi i automjeteve në zonën e Saukut për shkak të punimeve në nënkalimin e aksit kryesor, Tiranë-Elbasan.

ARRSH bën me dije se trafiku i makinave do të spostohet në rampat anësore hyrëse dhe dalëse të rrethrrotullimit.

Detaje nga njoftimi: 

Punimet në rrethrrotullimin e nyjes së TEG-ut kanë hyrë në një fazë të re, do të fillojnë punimet për nënkalimin e aksit kryesor.

Duke filluar nga nesër datë 30.04.2022 trafiku i makinave do të spostohet në rampat anësore hyrëse dhe dalëse të rrethrrotullimit.

Hyrja në TEG do të bëhet me një sens lëvizje, vetëm hyrje.

Dalja do të bëhet nga mbrapa TEG-ut në anën veriore.

Kërkojmë mirëkuptimin e përdoruesve të rrugës dhe drejtuesve të mjeteve.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *