• |
ide | kryesore

Punimet tek mbikalimi i TEG-ut, ndryshon lëvizja e trafikut të makinave

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Punimet në rrethrrotullimin e nyjes së TEG-ut kanë hyrë në një fazë të re do të fillojnë punimet për nënkalimin e aksit kryesor. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, ARRSH njofton se automjetet do të lëvizin vetëm në dy korsi pasi njëra prej tyre do të jetë e bllokuar, duke sqaruar se punimet do të zhvillohen vetëm në pjesën Veriore Tiranë-Rrethrrotullimi TEG.

Njoftim nga Autoriteti Rrugor Shqiptar:
Punimet në rrethrrotullimin e nyjes së TEG-ut kanë hyrë në një fazë të re do të fillojnë punimet për nënkalimin e aksit kryesor.  Duke filluar nga nesër datë 30.04.2022 trafiku i makinave do të spostohet në rampat anësore hyrëse dhe dalëse të rrethrrotullimit. Hyrja në TEG do të bëhet me një sens lëvizje, vetëm hyrje. Dalja do të bëhet nga mbrapa TEG-ut në anën veriore.  Kërkojmë mirëkuptimin e përdoruesve të rrugës dhe drejtuesve të mjeteve.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *