• |
ide | kryesore

Rënia e autobusit në Lanë/ Rëndohet bilanci, 5 persona të lënduar në spital

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Policia e Tiranës njoftoi se ka shkuar në 5 numri i personave të lënduar dhe që janë paraqitur në spital në aksidentin e ndodhur në afërsi të zonës së Shallvareve ku një autobus i linjës së Unazës dhe një automjet u rrëzuan në Lanë.

Policia thotë se janë paraqitur për kontroll mjekësor në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën M. K., 62 vjeç, (drejtuesi i autobusit), A. K., 61 vjeç, (faturino) dhe një pasagjere e autobusit me iniciale F. Ç., 64 vjeçe. Në spital kanë shkuar edhe J. R., 27 vjeç (drejtuesi i mjetit) dhe shtetasi A. H., 27 vjeç, (pasagjeri i mjetit).

Burimet thanë se autobusi i linjës së gjelbër ka marrë supergjiro dhe ka goditur makinën dhe të dy kanë përfunduar në lumë. Asnjëri prej shoferëve nuk kishte konsumuar alkool. ©LAPSI.al



3 Comments

  1. Shkak I ketij aksidenti eshte mendja idiote dhe e lige e lali Erit, mos-kompetenca dhe protagonizmi ekstrem per te vendosur edhe per ceshtje ku kerkohet ekspertize dhe profesioniste! Lali horri e kamuflon gomarllekun dhe babezine e tij me logon ” rekreacion”! Rekreacioni I lalit ne fakt prekthehet percudnim!
    Ky vendos t’i katandise rruget e Tiranes ne thela-thela,sajon korsi,pengesa,ngushtica….dhe vijme ne kete shfaqje te paprecedente!
    Sepse ne ate zone shpejtesia e levizjes eshte shume e ulet! Vetem percudnimi I rrugeve nga lali hajduti shkakton te tilla ngjarje!…

    1. Shume dakort!

      Rruget jane bere per ibret! Nje vize per bicikletat. nje per dhite, nje per delet. Kryeqytet i thencin! Rrumpallone mavi me gjyra ylberi.

      Dhe qershia mbi torte, eshte kukumalja ne qender te qytetit e rrethuar me shkembinj! Vetem nje mendje skizofrene arrin ne ate faze!

      Go Green! Go ne te semes!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *