• |
ide | kryesore

Trafikonte klandestinë në Gjirokastër, arrestohet gardisti

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Antitrafiku në Gjirokastër ka vënë në pranga një gardist teksa transportonte klandestinë të ardhur nga Greqia përmes kufirit të gjelbër.

Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme kur Antitrafiku në Gjjrokastër dhe AMP vunë në pranga ish punonjesin e SHÇBA momentalisht punonjes i Gardës së Republikës me iniciale I.Q. 41- vjeç.

Njoftimi i plote

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Gjirokastër, në bashkëpunim me shërbimet e Qarkullimit Rrugor dhe AMP, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit, në bazë të informacioneve policore, kanë organizuar dhe finalizuar me sukses operacionin policor “ROAD GUARD 16”.

Si rezultat u arrestua në flagrancë shtetasi I. Q., 41 vjeç, banues në Tiranë (me detyrë trup shërbimi në Gardën e Republikës së Shqipërisë).

Ky shtetas u arrestua në flagrancë, pasi në vendin e quajtur “Ura e Lumit”, Gjirokastër, u kap në flagrancë duke transportuar me automjetin tip furgon, 18 emigrantë të paligjshëm nga vendet MENA, kundrejt fitimit.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti dhe një aparat celular.

Materialet në ngarkim të shtetasit të mësipërm i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprën penale “Dhënia ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *