• |
ide | kryesore

Ushtronte aktivitet të paligjshëm të lojërave të fatit, arrestohet 33-vjeçari në Vorë

-Instant, Lajme, Të fundit



Një 33-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës, pasi kishte vendosur subjektin e tij bilardo në dispozicion për ushtrimin e aktivitetit të kundërligjshëm të lojërave të fatit.

Sipas policisë, gjatë kontrollit 33-vjeçari nuk iu bind urdhrave të punonjësve të Policisë. Ndërkohë iu sekuestrua dy aparate celulare dhe një shumë parash të dyshuara të përfituara nga ky aktivitet i paligjshëm.

“Gjatë ndërhyrjes në subjektin në administrim nga ky shtetas, në rrugën “Rinia”, në Vorë, ky shtetas nuk i është bindur urdhrave të punonjësve të Policisë, për kontroll. Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të celularit të shtetasit M. M., gjetën faqe që shërbejnë për vendosjen e basteve sportive”, thuhet në njoftimin e policisë.

“Finalizohet operacioni policor i koduar “Pages”, për goditjen e veprimtarisë së paligjshme në fushën e lojërave të fatit.

Operacioni, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Vorë.

Kishte vendosur subjektin e tij (bilardo) në dispozicion për ushtrimin e aktivitetit të kundërligjshëm të lojërave të fatit dhe gjatë kontrollit nuk iu bind urdhrave të punonjësve të Policisë, vihet në pranga 33-vjeçari.

Sekuestrohen dy aparate celulare dhe një shumë parash të dyshuara të përfituara nga ky aktivitet i paligjshëm.

Shërbimet e Komisariarit të Policisë Vorë, në vijim të kontrolleve të ushtruara në lokale dhe ambiente të ndryshme, me qëllim evidentimin dhe goditjen e rasteve të ushtrimit të lojërave të fatit, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, organizuan dhe finalizuan operacionin “Pages”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:

– M. M., 33 vjeç, banues në Vorë, për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara”, “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”.

Gjatë ndërhyrjes në subjektin në administrim nga ky shtetas, në rrugën “Rinia”, në Vorë, ky shtetas nuk i është bindur urdhrave të punonjësve të Policisë, për kontroll. Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të celularit të shtetasit M. M., gjetën faqe që shërbejnë për vendosjen e basteve sportive.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan dy aparate celulare, një shumë parash e dyshuar e përfituar nga ky aktivitet i paligjshëm dhe lista të ndryshme me të dhëna/faqe për vendosjen e lotarive sportive.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara”, “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”, njofton policia.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *