• |
ide | kryesore

Kastrioti përmbys Egnatian pas grushteve para sfidës: Vllaznia merr fitoren e parë me Plorin

-Instant, F1, Sport, Video



Fitore me përmbysje e Kastriotit, suksesi i parë me Elvis Plorin në pankinë për Vllazninë, me të dyja skuadrat që vazhdojnë rrugën drejt një vendi në Europë, duke lënë zonën playout për Egnatian e rënien një pikë larg për Skënderbeun.

Fitore minimale, por është 1-0 më i bukur në karrierën e Elvis Plorit. Tekniku ka marrë fitoren e parë që kur është ulur në pankinën e Vllaznisë dhe me golin e Hakajt që fundosi Skënderbeun, kuqeblutë shohin Europën vetëm 1 pikë larg me 5 ndeshje të mbetura deri në fund. Për korcarët e Gegës në lojë është vetëm matematika, sepse rënia duket e sigurtë. Nuk ishte ndeshja më e bukur për tu parë, ndoshta as përfaqësimi më i mirë i shkodranëve, por Plorit i duheshin pikët dhe ato i mori, kundër një rivali, që pavarësisht gjendjes morale, e mbajtën mirë fushën deri kur pësuan golin e Hakajt në të 58 e mbetën me 10 lojtarë katër minuta më pas. 45 pikë për kuqeblutë, një distancë nga Kukësi e Partizani i vendit të tretë, ndërsa për Gegën e të tijtë -14 nga zona playout duhet një mrekulli e vërtetë, me vetëm 15 pikë të mbetura në lojë.

Në ndeshjen më të ndezur, e të tensionuar në vigjilje, Kastrioti përmbys gjithcka për të marrë një fitore 2-1 përballë Egnatias, që duhet të mendojë tashmë seriozisht për ndeshjen e playout në fund të sezonit. Skuadra e drejtuar nga Çela, është detyruar të bëjë një ndeshje të gjithën ofensive, për shkak të avantazhit të rrogozhinasve me të zakonshmin Pedro Augusto. Goli I brazilianit ndryshoi dinamikën e ndeshjes, me krutanët që nuk mund të përfshiheshin në zonë të rrezikshme dhe plot dëshirë për të ndjekur ëndërrën Europë. Hasani barazoi rezultatin, duke tërhequr përpara të tijtë, por duke lënë hapësira që Egnatia nuk i shfrytëzoi pavarësisht penalltisë së fituar e të shpenzuar nga Krasniqi, i hipnotizuar nga Sali. Përmbysja, pak minuta para fundit, mban firmën e Grecës e devijimin vendimtar të Levendit. Kastrioti vazhdon të konfirmohet si surpriza më e këndshme e këtij sezoni në Superiore: 2-1 me Egnatian e afron skuadrën e Celës 3 pikë nga zona Europiane, ndërsa e bën Ramadanin ta shohë më larg shpëtimit e drejtpërdrejtë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *