• |
ide | kryesore

Autobusi i “Go Green” ende në mes të Lanës, pritet të largohet me vinç

-Instant, Lajme, Të fundit



Një ditë pasi u shmang tragjedia, autobusi i linjës së unazës së Re “Go Green” është ende në mes të Lanës.

Aksidenti i frikshëm ndodhi mbrëmjen e djeshme në afërsi të kinema Agimi, ku autobusi plot me njerëz u përplas me një makinë tip Benz, duke përfunduar më pas të dyja më mes të lumit Lanë.

Shkak i aksidentit dyshohet shpejtësia e lartë e autobusit teksa ishte me pasagjerë.

Pas përplasjes autobusi ka humbur drejtimin dhe ka marrë para Benzin duke përfunduar të dy në Lanë, ndërkohë që ka pasur dhe 5 persona të lënduar, dy pasagjerë të makinës dhe 3 që ishin në autobus.

Pritet që sot me ndihmën e një vinçi Policia të largojë autobusin nga lumi Lana.



3 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *