• |
ide | kryesore

Boehly, pronari i Dodgers, pranë blerjes së Chelsea: 3,5 miliardë stërlina për klubin e Abramovich

-Instant, F1, Sport



Sipas mediave britanike, konsorciumi i drejtuar nga bashkëpronari i Los Angeles Dodgers, Todd Boehly, është favorit për blerjen e Chelsea. Procesi i gjatë i vlerësimit të ofertave, sipas asaj që filtron, ka marrë fund, me bankën e New York Raine Group – e cila menaxhon shitjen për Abramovich – që ka zgjedhur grupin e Boehly, i thirrur tani në cështje për të filluar negociatat ekskluzive për mbylljen e marrëveshjes, pasi Qeveria e Londrës të ketë dhënë mendimin e saj vendimtar.

Një zëdhënës i konsorciumit të Boehly nuk pranoi të bëjë komente të premten, por mendohet se presidenti dhe CEO i Eldridge Industries kanë ndërmarrë një hap të rëndësishëm dhe me shumë mundësi vendimtar. Boehly është në konsorcium me bashkëpronarin e Dodgers Mark Walter, biznesmenin britanik Jonathan Goldstein, miliarderin zviceran Hansjorg Wyss dhe firmën amerikane të investimeve Clearlake Capital. Chelsea shpreson kështu të ketë një pronar të ri deri në fund të majit, në mënyrë që tekniku Thomas Tuchel të mund të planifikojë sezonin e ardhshëm. Për shkak të sanksioneve ndaj Abramovich, Tuchel nuk ishte në gjendje t’i ofronte kontrata të reja lojtarëve aktualë, ose të nënshkruante me lojtarë të rinj.

Gjatë ditës së djeshme dukej i sigurt kalimi i Chelsea në duart e bosit të gjigantit kimik Ineos, Jim Ratcliffe, i cili paraqiti një ofertë prej 4.25 miliardë paund (rreth pesë miliardë euro) për blerjen e Blues. “Një ofertë britanike për një klub britanik,” pranoi shoqëria në një deklaratë, duke premtuar, “të investojë në Stamford Bridge për ta bërë atë një stadium të klasit botëror”, ashtu si dhe në sektorin sportiv për të bashkuar “lojtarët më të mirë dhe trajnerët më të mirë në botë”. Problemi për Ratcliffe është se ai tashmë zotëron Nice dhe ekipin e çiklizmit Ineos.



1 Comment

  1. Gojet e keqia,thone se do e blinte Olsi Rama,dhe parate do i paguante Lindita Rama,nepermjet bankes se saj…..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *