• |
ide | kryesore

Ish-kampioni i tenisit fajtor për 4 nga 24 krimet e akuzuara: Boris Becker dënohet 2 vjet e gjysëm burg

-Instant, Sport



Ish-kampioni i tenisit Boris Becker u dënua me dy vjet e gjysmë burg për falimentim mashtrues. Në fillim të këtij muaji Becker, 54 vjeç, u shpall fajtor nga Gjykata e Southwark Crown për katër nga 24 krimet për të cilat ai u akuzua në gjyqin për falimentimin e deklaruar të vitit 2017. Gjykata e Londrës vendosi tani masën e dënimit që Becker duhet të vuajë. Ish-kampioni gjerman ndodhet tashmë në burg.

Falimentimi i Becker derivoi nga një hua prej 4.6 milionë euro nga një bankë private në 2013, si dhe rreth 1.6 milionë dollarë hua nga një biznesmen britanik një vit më pas, sipas dëshmisë në gjyq. Në gjykatë, Becker tha se 50 milionë dollarët e fituara prej tij në karrierë ishin gëlltitur nga një “divorc i kushtueshëm” dhe nga borxhet kur ai humbi shumë nga të ardhurat e tij pas tërheqjes nga tenisi. Becker u bë i famshëm në vitin 1985 në moshën 17-vjeçare, kur ai u bë lojtari i parë jo kokë serie që fitoi titullin individual në Wimbledon dhe më vonë u ngjit në numrin 1 në renditjen botërore. Gjermani jeton në Britaninë e Madhe që nga viti 2012.

Becker u shpall fajtor për fshehjen e miliona paund pasuri në asete, duke përfshirë dy trofetë që fitoi në Wimbledon, për të shmangur pagesën e borxheve të akumuluara – rreth 60 milionë euro – gjatë viteve, pavarësisht një standardi jetese që ka mbetur në nivele shumë të larta (përfshirë divorcin e dyfishtë).

Ish-kampioni, i cili në vitin 2002 ishte dënuar për evazion fiskal në Gjermani, u paraqit në Gjykatën e Kurorës Southwark në Londër së bashku me partneren e tij Lilian de Carvalho Monteiro për të marrë pjesë në vendimin e paraburgimit. Avokati i tij në sallë e mbrojti duke thënë: “Becker nuk ka më ekzaktësisht asgjë, ai ka rënë në varfëri. Këto procese i kanë shkatërruar karrierën dhe i kanë dhënë fund çdo perspektive. Reputacioni i tij është shkatërruar dhe ai duhet të mbështetet tek të tjerët”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *