• |
ide | kryesore

Kim Kardashian mund të veshu fustanin e Marilyn Monroe në Met Gala

-Instant, Paparazzi, Slider



Vetwm shumw pak ditw na ndajnw nga Met Gala 2022 dhe sapo nisi një thashethem i madh rreth veshjes së Kim Kardashian në eventin e këtij viti!

Gjatë javëve të fundit, fansat kanë spekuluar se 41-vjeçarja mund të veshë fustanin ikonik ngjyrë mishi që Marilyn Monroe veshi kur ajo i këndoi “Happy Birthday” Presidentit John F. Kennedy në vitin 1962.

Thashethemet nisën në premierën e “The Kardashians” në fillim të prillit, kur ajo na dha një informacion të vogël në lidhje me veshjen e saj në Met Gala dhe nëse ajo dhe i dashuri Pete Davidson do të marrin pjesë së bashku.

“Nuk jam e sigurt,” tha Kim për “Access Hollywood”. “Do të duhet të prisni dhe ta zbuloni. Ende po përpiqem të bëj një zgjedhje.”

Më pas ajo pranoi se pjesëmarrja e saj në eventin e këtij viti është ende e paqartë për shkak të veshjes së saj.

“Vërtet varet nëse përshtatem me veshjen time, kështu që shpresoj se do të shkoj”, shpjegoi Kim.

Më pas të shtunën në (23 prill) Kim dhe Pete, u panë në Orlando, Florida duke vizituar “Ripley’s Believe It or Not!”, ku ruhet fustani i Marilyn.

Kim dhe Pete thuhet se kaluan mbi tre orë në “Ripley’s”.

“Ripley’s” e bleu fustanin nga “Julien’s Auction” më 17 nëntor 2016 me një vlerë marramendëse prej 5 milionë dollarësh, duke e bërë atë fustanin më të shtrenjtë në botë!



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *