• |
ide | kryesore

Kuvendi Kombëtar i PD-së, zgjidhen drejtuesit e punimeve

-Instant, Lajme, Të fundit



Me propozim të Komisionit të Rithemelimit dhe delegatëve, është zgjedhur përbërja e Komisionit të punimit të këtij Kuvendi.

Më konkretisht, për përbërjen e Komisionit të drejtimit të punimeve, janë zgjedhur Albana Vokshi Edmon Spaho si dhe Ervin Minarolli. Po ashtu edhe Ivi kason dhe Belind Këlliçi.

Ndërkohë për sekretarjatin teknik, është zgjedhur Ledio Nuraj, Minushe Lazaj si dhe Nadja Daullja.

Rreth 1800 delegatë do të zgjedhin ditën e sotme Këshillin e ri Kombëtar të kësaj force politike, ku mes emrave të propozuar bie në sy rikthimi i disa figurave të njohura për demokratët. Kuvendi pritet që të votojë edhe një sërë ndryshimesh statutore, mes të cilave edhe përfshirjen automatikisht në Këshillin e ri Kombëtar të deputetëve të grupit, rikthimin e një sërë personaliteteve të larguar ndër vite dhe do të zgjidhet data për zgjedhjen e kreut të ri të PD.

Gjithsej në podium do të marrin fjalën 20 persona. Mes tyre pritet të jetë edhe ish-nënkryetarja e PD-së, Jozefina Topalli. Përveç saj, pjesëmarrjen në Kuvend e kanë konfirmuar edhe Arben Imami, Fatbardh Kadilli, Rudina Hajdari si dhe Myslim Murrizi.



2 Comments

  1. Saliu, sapo kishte ardhur nga Tirana për në fshat, mori vesh se në shtëpinë e tij kishte humbur lopa. U bëri namin atyre të shkretëve, ‘pse keni humbur lopën?’, dhe kishte marrë malin drejt Shkëlzenit për të kërkuar lopën. Të gjithë kërkonin, po binte mbrëmja. Papritur shikojnë që në cep të oborrit shfaqet lopa. Pleq e fëmijë thërritën të çliruar:

    “Erdhi, erdhi lopa! Erdhi lopa, Sali!’

  2. Sot, Saliu i tha Zhozit “hajd të përqafohemi se na ndau Luli”. Berishës iu deshën 9 vite për ta kuptuar se me Zhozefinën e ndau Luli.(!!) Ndërsa Luli, sot ka përsëri rastin të na ndriçojë nëse Zhozefinën, Astritin, Arbenin etj i largoi me kokën e vet dhe Saliu nuk dinte gjë apo i largoi se nuk i donte Saliu? Apo, të dyve u interesonte t’i largonin nga drejtimi i partisë dhe për këtë kishin rënë dakord të dy?!

    Pa dalë këto të vërteta, ajo parti, kurrë nuk do gjejë qetësi, dhe kurrë nuk do ketë shans të rimëkëmbet. E dini pse?

    -Sepse elitës së saj të përjetshme që hem të përjashton, hem të pranon, i mungon karta morale.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *