• |
ide | kryesore

Shuhet Mino Raiola, ‘picieri’ që u bë ‘Mbreti’ i merkatos. Këtë herë njoftimi është i familjes: “Luftoi deri në fund”

-Instant, F1, Sport



Këtë herë, fatkeqësisht, lajmi është i vërtetë. Mino Raiola ndahet nga jeta dhe futbolli humb një prej ikonave të merkatos. Familja këtë herë ka njoftuar vdekjen e 54-vjeçarit nga Nocera, për të mos lejuar kontradikta të tjera pas lajmit për vdekjen e tij dy ditë më parë, i cili më pas u përgënjeshtrua: “Me dhimbje të pafund njoftojmë vdekjen e Minos, menaxherit më të jashtëzakonshëm. Ai luftoi deri në castin e fundit me të gjitha forcat e tij dhe na bëri edhe një herë të krenohemi me të pa e kuptuar fare”.

Super menaxheri vdiq në moshën 54-vjeçare, pasi vuante prej kohësh i sëmurë dhe janarin e kaluar u shtrua në spitalin San Raffaele në Milano.
Mino Raiola ishte menaxheri i lojtarëve shumë të rëndësishëm në arenën botërore: nga Ibra te Verratti, nga Nedved te De Ligt, nga Pogba te Donnarumma.

I lindur në Nocera Inferiore, ai u rrit në Holandë ku punoi në picerinë e familjes përpara se të fillonte një karrierë si menaxher sportiv, fillimisht me kujdesin për disa futbollistë holandezë si Bergkamp dhe Jonk dhe më pas duke e zgjeruar sferën e tij më shumë e më shumë akoma, për t’u bërë një nga menaxherët më të fuqishëm dhe më të frikshëm të futbollit global. Nga Ibrahimovic te Robinho, nga Pogba te Balotelli, nga Lukaku te De Ligt, vetëm për të përmendur disa nga transferimet kryesore me ndërmjetësimin e Raiolës, i cili në vitin 2020 fitoi 85 milionë dollarë sipas Forbes. Vitet e fundit Raiola, së bashku me Mendes, Barnett dhe Manasseh, kanë krijuar një shoqatë supermenaxherësh në konflikt të hapur me FIFA-n dhe synimin e saj për të reformuar kategorinë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *