• |
ide | kryesore

“1 Maji” dhe protesta në Tiranë, reagon Presidenti Meta

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Presidenti Ilir Meta ka reaguar në Ditën Ndërkombëtare të Punës.

Gjatë ditës së sotme qytetarët zhvilluan protestë në Tiranë për përmirësitm të kushteve të punës.

Meta shprehet se 1 Maji nuk mund të jetë thjeshtë një ditë feste, por një moment reflektimi për të gjitha ditët dhe kushtet e punës në Shqipëri

Reagimi: 

1 Maji nuk mund të jetë thjeshtë një ditë feste, por një moment reflektimi për të gjitha ditët dhe kushtet e punës në Shqipëri.

Puna jo e mirëpaguar, pa kontratë të rregullt dhe kontribute pensioni, pa sigurim shëndetësor dhe të drejta për pushim me pagesë e zhvesh punëtorin nga dinjiteti dhe e vendos në një marrëdhënie shfrytëzimi.

Kjo situatë duhet të marrë fund!

Pasojat e rënda dhe afatgjata të pandemisë dhe luftës në Ukrainë, në veçanti rritja abuzive e çmimeve, e shtrojnë më me forcë këtë domosdoshmëri, në veçanti për rritjen e pagës minimale, garantimin e kushteve në vendin e punës dhe të çdo të drejte që siguron mirëqenie dhe drejtësi sociale.

Të dëgjojmë me përulësi zërin e punëtorëve!



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *