• |
ide | kryesore

Basti i pabesueshëm i Bayern: prezantohet Zvonarek, 16 vjeçari rekordmen që krahasohet me Modric

-Instant, Sport



Një talent, jo vetëm në shtëpi. Bayern Mynih ka zyrtarizuar blerjen e Lovro Zvonarek, talenti i Slaven Belupo i lindur në vitin 2005. Ai do të mbërrijë në Bavari në korrik, në këmbim të 1.8 milionë eurove. Lovro prezantohet te Bayern me kartvizitën e disa rekordeve, që janë plotësisht domethënës për klasin e personalitetin e tij. Në javën e fundit të kampionatit, në të cilën Slaven Belupo barazoi 0-0 me Hajduk Split, Zvonarek jo vetëm veshi fanellën me numrin 10, por mbajti edhe shiritin e kapitenit: ai është lojtari më i ri që e ka bërë këtë. Për Slaven, në ligën elitare kroate, e në të gjithë Evropën.

I krahasuar me Modric, Zvonarek e mbajti shiritin e kapitenit kundër Hajduk në moshën 16 vjeç, 11 muaj e 16 ditë. Rekordi, në kampionatet më të mira evropiane, i përkiste Kristoffer Ajer (tani te Brentford) i cili në prill të 2015 doli në fushë si kapiten në javën e parë të kampionatit norvegjez, kur Start (klubi i tij në atë kohë) luajti kundër Lillestrøm. Ajer ishte 16 vjeç, 11 muaj dhe 20 ditë, që do të thotë 4 më shumë se Zvonarek, i cili është bërë kështu më i riu ndonjëherë në Evropë. Talenti i ri i Bayernit, sa për kujtesë, nuk është në rekordin e tij të parë: ai gjithashtu mban atë të lojtarit më të ri që ka shënuar ndonjëherë në kampionatin më të rëndësishëm kroat (ai ishte 16 vjeç e 14 ditë). Bayern e ka marrë atë për të përforcuar ekipin e dytë, duke shpresuar se ai mund të arrijë shpejt të gjejë një vend edhe në Bundesligë. Për të treguar se është një talent, jo vetëm në Kroaci.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *