• |
ide | kryesore

Bill Gates: Më të keqen e Covid-19 mund të mos e kemi parë akoma

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Muli-miliarderi Bill Gates paralajmëroi se ekziston një rrezik “mbi pesë për qind” që bota të mos e ketë parë ende më të keqen e pandemisë Covid.

Manjati i teknologjisë dhe filantropi tha se nuk donte të tingëllonte keq, por paralajmëroi se ekzistonte rreziku që mund të krijohej një variant edhe më transmetues dhe akoma më fatal i virusit që shkaktoi edhe pandeminë.

“Ne jemi ende në rrezik që kjo pandemi të gjenerojë një variant që do të ishte edhe më transmetues dhe akoma më fatal. Nuk ka gjasa, nuk dua të jem një zë zymtësie, por është më shumë se 5 për qind rreziku që nga kjo pandemi, të mos e kemi parë ende më të keqen”, tha Gates, raportoi DailyMail.

Nuk është hera e parë që Bill Gates bën një parashikim të tillë. Në dhjetor 2021, ai paralajmëroi miliona ndjekësit e tij në Twitter që të përgatiteshin për pjesën më të keqe të pandemisë, pasi kishte paralajmëruar më parë në 2015 se bota nuk ishte gati për pandeminë e ardhshme.

Covid-19 ka vrarë rreth 6.2 milionë njerëz në mbarë botën që nga marsi 2020, por numri i rasteve dhe vdekjet kanë rënë në javët e fundit.



10 Comments

  1. Sa here,qe Bill Gates,leshon te tilla”informacione”,duhet te beni ristart,kompjuterin tuaj,qe t’a pastroni,prej atyre “viruseve”qe i japin te drejte Cakos dhe te tijeve,per teorite,qe komentojne,tek rrethi katror.

    1. Të kemi lënë në dorë të Zotit
      Ty e gruan tënde e fëmijë çtë kesh.
      Zoti dëgjon e shef çdo gjë.
      Po sqe e thënë nga Zoti ti Bill me gjithë billat e tjerë kriminelë te hani mune.

  2. Gjithesesi nje shqiptar bie ,,…me mijra ja zene vendin,……kjo ka rendesi per llojin e races tone,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *