• |
ide | kryesore

FSHF ndryshon kalendarin dy ditë para ndeshjeve: ja si do të luhet java e 32 e Superiores

-Instant, Sport



Ndryshon kalendari i javës së 32 të Superiores, javë që mund të jetë vendimtare për titullin kampion. Kështu, nga dy ditët mes të martës e të mërkurës, e 32-a e kampionatit do të shpërndahet në 3 ditë me spostimin e asaj që mund të jetë ndeshja që do të zyrtarizojë titullin kampion, nga e marta, në të mërkurën.

Kështu, siparin do të hapë sfida për Europën mes Kukësit e Partizanit, të dy në kuotën e 46 pikëve, ndërsa të mërkurën e 4 majit do të jenë tre ndeshjet që do të luhen. Tirana do të presë Teutën, në 90 minutat në të cilat skuadra e Shehit me një fitore do të kurorëzohej kampion matematikisht. Një trofe që bardheblutë do të kenë mundësinë ta festojnë në shtëpi, përpara publikut të tyre, në të njëjtën kohë, pikërisht në 16.45, kur Skënderbeu mund të zbresë zyrtarisht në kategorinë e Parë, në rast se humbet përballë Kastriotit në Korcë. Një tjetër ndeshje delikate është programuar për të mërkurën, ajo mes Egnatias e Lacit, me rrogozhinasit që e kanë mundësinë e fundit për të shpresuar për tu kthyer në lojë në përpjekje për të shmangur zonën playout: duhet sigurisht një fitore e tyre përballë kurbinasve të vendit të dytë e kombinuar me humbjen e Teutës në transfertën me kryesuesit e Tiranës, situatë që do ta kthente distancën mes tyre 2 pikë, me katër javë ende në lojë.

Ndeshja që është spostuar të enjten, është ajo mes Dinamo e Vllaznisë me blutë që në rast humbje e fitoreje të rrogozhinasve një ditë më parë do të binin matematikisht në Kategorinë e Parë. Një javë e gjitha për tu ndjekur e që mund të vendosë piketa të rëndësishme mbi verdiktet e sezonit e që pavarësisht se luhet në ditë të ndryshme do të ketë orar të njëjtë.

SUPERIORE, JAVA E XXXII

03.05.2022
Kukësi – Partizani 16.45
04.05.2022
Tirana – Teuta 16.45
Skënderbeu – Kastrioti 16.45
Egnatia – Laçi 16.45
05.05.2022
Dinamo – Vllaznia 16.45



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *