• |
ide | kryesore

Katie Homles konfirmon romancën me muzikantin (FOTO)

-Instant, F1, Paparazzi



Aktorja e njohur Katie Holmes ka konfirmuar së fundmi romancën e dashurisë me muzikantin Bobby Wooten III.

Dyshja u fotografua ndërsa shëtisnin në, Central Park, New York.Ata dukeshin mjaft të afërt me njëri tjetrin dhe në një moment muzikanti u pa duke përqafuar mamanë e Katie, Kathy.

 

Wooten është një kompozitor i nominuar për Grammy, i cili mund të njihet për pjesëmarrjen e tij në “American Utopia” të David Byrne.

Kjo është romanca e parë publike e Holmes që kur ajo dhe  Vitolo Jr. u ndanë në maj 2021 pas rreth tetë muajsh lidhje. Para ndarjes së tyre, Page Six raportoi se kishin nisur probleme  në marrëdhënien e tyre.

“Katie ka shumë prioritete të mëdha në jetën e saj – ajo është një nënë beqare, vajza e saj, Suri është gjithmonë e para dhe gjërat po ecnin shumë shpejt,”  tha një burim në atë kohë.

Dyshja u tha se ishin takuar në restorantin Soho të familjes së Vitolo-s, Emilio’s Ballato, në fillim të vitit 2020. Para Vitolo, aktorja ishte në lidhje me Jamie Foxx për gjashtë vjet dhe e martuar me Tom Cruise nga 2006 deri në 2012. Ajo ndan vajzën 16-vjeçare Suri me Cruise./Lapsi.al

*PREMIUM-EXCLUSIVE* Kiss Me Kate! Katie Holmes and New Boyfriend Bobby Wooten pack on the PDA during a romantic stroll through Central Park in New York City *PREMIUM-EXCLUSIVE* Kiss Me Kate! Katie Holmes and New Boyfriend Bobby Wooten pack on the PDA during a romantic stroll through Central Park in New York City



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *