• |
ide | kryesore

Letra prekëse e De Ligt për menaxherin e tij Raiola: “Atë që bëre për ne, do e bëjmë për familjen tënde”

-Instant, Sport



Matthijs de Ligt ka ndarë përmes faqes së tij në Instagram një letër në kujtim të menaxherit të tij Mino Raiola, i cili u nda nga jeta dje në moshën 54-vjeçare nga një sëmundje e pashërueshme. “I dashur Mino, sinqerisht nuk jam gati ta shkruaj këtë mesazh dhe mendoj se nuk do të jem kurrë – shkruhet në një fragment – Asgjë nuk është e pamundur dhe ti ia tregove gjithë botës. Në momentin që të takova për herë të parë e kuptova se ti ishe njeri i vecantë. Mino, do më mungosh për cdo gjë, të kam në zemër”.

LETRA E DE LIGT
“I dashur Mino, sinqerisht nuk jam gati ta shkruaj këtë mesazh dhe mendoj se nuk do të jem kurrë. Është shumë herët për ne lojtarët, për familjen tënde por mbi të gjitha për ty. Kishe kaq shumë ëndrra për të përmbushur, shumë gjëra të mbetura për tu bërë. Mendova se ishe i çmendur kur më tregoje për gjërat që po planifikoje, por në fund kishe gjithmonë të drejtë. E dije se si funksionon bota. Asgjë nuk është e pamundur dhe ia tregove gjithë botës. Në momentin kur të takova për herë të parë kuptova që ishe një person i veçantë. Krejt ndryshe nga unë, por kishim një gjë të përbashkët: donim të bënim punën tonë në mënyrën më të mirë të mundshme. Luftove për lojtarët e tu së bashku me ekipin tënd dhe kjo është arsyeja pse ata të donin kaq shumë, sepse siç ke thënë gjithmonë: janë fëmijët e mi, familja ime. Dhe tani është koha për të ndryshuar rolet: ti bëre gjithçka për ne dhe tani ne duhet të bëjmë gjithçka për njerëzit që ti doje më shumë, familjen tënde. Të premtoj që do të kujdesemi për gjithçka që ke dashur, së bashku, si “fëmijët” e tu. Mino, do të më mungosh për gjithçka. Siç ke thënë, ishe djali i keq kundër të gjithëve për të më mbrojtur, ti ishe menaxheri im, por mbi të gjitha ishe shoku im më i mirë. Dikush që mund t’i kërkoja gjithmonë ndihmë, i cili ishte gati të luftonte për mua, por edhe dikush me të cilin mund të flisja për jetën në përgjithësi. Dikush që dinte aq shumë për disa gjëra, saqë jam i inatosur me veten që nuk të pyeta më shumë. Unë jam i sigurt se në një moment do të jem në gjendje të të pyes më shumë dhe të përqafoj përsëri sepse më mungon shumë që tani. Të dua Mino”.



2 Comments

  1. person qe i ka treguar vendin uefes dhe fifes ,dy organizata super mafioze dhe te korruptuara ……nje njeri qe nuk e kafshonte gjuhen……RIP

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *