• |
ide | kryesore

“Nuk rrëzoi 40 avionë rusë”/ Historia e vërtetë e “Fantazmës së Kievit”

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Pilotët luftarakë të Ukrainës janë bërë legjendarë, pjesërisht falë historisë së një “asi” fluturues të quajtur “Fantazma e Kievit”. Thuhet se ky hero ka rrëzuar deri në 40 avionë armiq, një arritje e pabesueshme në një arenë ku Rusia kontrollon qiejt.

Së fundmi Komanda e Forcave Ajrore të Ukrainës shkroi në Facebook se në fakt “Fantazma e Kievit” është një superhero-legjendë, personazhi i të cilit është i krijuar.

“Ne i kërkojmë komunitetit ukrainas të mos neglizhojë rregullat bazë të higjienës së informacionit”, thuhet në mesazh, duke u kërkuar njerëzve që “të kontrollojnë burimet e informacionit, përpara se ta përhapin atë”.

Lajmet e kishin identifikuar atë si Major Stepan Tarabalka, 29 vjeç. Autoritetet konfirmuan se ai u vra në luftime më 13 mars dhe u nderua me një medalje “Hero i Ukrainës” pas vdekjes.

Por tashmë forcat ajrore ukrainase thonë se “Tarabalka nuk është ‘Fantazma e Kievit’ dhe ai nuk goditi 40 avionë”. “Fantazma e Kievit” është “një imazh kolektiv i pilotëve të brigadës së 40-të të aviacionit taktik të Forcave Ajrore, të cilët mbrojnë qiellin mbi kryeqytet” – thuhet në deklaratë.

Për javë të tëra, ukrainasit nuk kishin një emër për “Fantazmën e Kievit”, por kjo nuk e ndaloi historinë të bëhej virale në mediat sociale. Ai u përdor edhe si një markë marketingu nga një prodhues i avionëve ukrainas frymëzuar nga legjenda.

Ekspertët ushtarakë i thanë BBC-së se dyshonin se një pilot i vetëm mund të kishte rrëzuar deri në 40 avionë rusë.

Historiani ushtarak ukrainas Mikhail Zhirohov e përshkroi historinë e Fantazmës së Kievit si “propagandë për ngritjen e moralit”. Duke folur për BBC nga Chernihiv, ai tha se në fillim të luftës rusët dominuan hapësirën ajrore të Ukrainës, kështu që një pilot ukrainas “mund të rrëzonte vetëm 2 ose 3 avionë armiq”.

“Është thelbësore të ketë këtë propagandë, sepse forcat tona të armatosura janë më të vogla dhe shumë mendojnë se ne nuk jemi të barabartë me ta [rusët]. Ne kemi nevojë për këtë në kohë lufte” – tha ai.

Fakti që pilotët ukrainas ende po i mohojnë Rusisë zotërimin e plotë të qiellit, me anë të MiG-29 të projektuar nga Rusia bën që të dalin edhe legjenda të tilla moderne.

Me gjithë fuqinë e saj ushtarake, Rusia ka tentuar prej më shumë se 2 muajsh të të rrëzojë mbrojtjen ajrore të Ukrainës, por ka dështuar.

Autoritetet ukrainase e përhapën legjendën e “Fantazmës së Kievit” vetëm disa ditë pas luftës. Shërbimi i Sigurisë së Ukrainës (SBU) tregoi një pilot luftarak në rrjetin Telegram me mbishkrimin “Fantazma e Kievit” një “engjëll” për rrëzimin e 10 avionëve rusë.

SBU nuk përmendi emrin e “engjëllit” dhe raportet e mediave më vonë thanë se fotografia e përdorur ishte e vjetër.

Një ekspert ushtarak ukrainas i cili kërkoi të ruhej anonim i tha BBC-së se historia e “Fantazmës së Kievit” “ka ndihmuar në ngritjen e moralit në një kohë kur njerëzit kanë nevojë për histori të thjeshta”.

Në fillim ishin rojet kufitare ukrainase që sfiduan kryqëzorin me raketa ruse me një gjest të vrazhdë. Ata janë nderuar me një pullë postare popullore. Më pas Ukraina gjoja fundosi atë që njihej si krenarinë e flotës ruse të Detit të Zi me dy raketa Neptun. Rusia pranoi se kishte një zjarr në bord dhe se anija u mbyt, por nuk përmendi një sulm me raketa, citon lapsi.al.

Legjendat si “Fantazma e Kievit” nuk janë bëhen për të zbukuruar shifrat e luftës. Më 30 prill, Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës tha se Rusia kishte humbur 190 avionë dhe 155 helikopterë. Por analistët e pavarur ushtarakë “Oryx” vlerësojnë se humbjet ruse janë 26 avionë dhe 39 helikopterë, si dhe 48 dronë (UAV).

Si Rusia ashtu edhe Ukraina kanë fshehur humbjet e tyre. Numërimi është i vështirë, sepse avionët shpesh rrëzohen në territorin e kontrolluar nga Rusia, dhe disa arrijnë të ulen në bazë.

Ekspertët pajtohen se në shumicën e rasteve avionët rusë u rrëzuan me raketa tokë-ajër, veçanërisht sisteme të mbrojtjes ajrore të lëvizshme.

Justin Crump i konsulencës së sigurisë Sybilline thotë se legjenda e “Fantazmës së Kievit” është e rëndësishme sepse në epokën e mediave sociale “njerëzit kanë nevojë për mite, heronj dhe legjenda, për të siguruar kohezion dhe kuptim”. ©Marrë nga BBC, përshtati në shqip LAPSI.al



9 Comments

    1. si te duken 4 aviote ty o llaç..Eshte hero se doli te mbroje vendin e vet edhe duke ditur qe do ta vrisnin se armiku ishte dhjetefish

  1. Pfffff…po pse ka me te vertete te marre i besojne keto perralla apo si ato qe jan vrare 20 mije ushtare ruse????!!!!! Pjese e propagandes por nje gje eshte e vertetuar gjate historise qe eshte gjithmone pala qe po humbet e cila sajon dhe egzagjeron.

    1. Eshte e verteta, nga 139 reparte jane oprtative vetem 93. te tjerat kane ngordhur.. Si te duken 9 gjenerale e 200 oficere te larte. (me emer e mbiemer)..Rrangullat ruse jane ne mbarim e siper..por per ca si puna jote qe jane duke kujtuar tanket e kines, nuk jane lajme..

  2. kur genjehet e mitzohet sot, merre me mend se cfare rrenash e legjendash jane ato mesjetare me herojsh legjendare . pate arrire puna sa qe ne diktature mehmet shehun e quanin si njeriun qe se kap plumbi

    1. Na kan rrejt na kan shujt per historine. Si kan dash e kan sorrollat. Dhe imagjino ne ate kohe pa komunikimin e sotem se ca genjeshtrash mund te kene sajuar

      1. eshte e vertete, por me dash te kuptosh kush jane numrat reale, mjefton te shkosh tek BBC. dhe shifrat e ustareve ruse te ngordhur jane te frikshem

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *