• |
ide | kryesore

Përplasi për vdekje të moshuarin dhe u largua nga vendi i ngjarjes, arrestohet 45-vjeçari

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Policia ka vënë në pranga shtetasin Edmond Ndoj, 45 vjeç. Ky shtetas, kishte aksidentuar më parë në rrugën “Asim Vokshi”, shtetasin Z. K., 73 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital.

Pa aksidentit, si rezultat i hetimeve, rezultoi se drejtuesi i mjetit ishte shtetasi E. N., 45 vjeç, banues në Tiranë, i cili është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr. 3 ku edhe është testuar drager dhe me aparatin drogë-testues dhe ka rezultuar se e drejtonte automjetin nën efektin e alkoolit dhe lëndëve narkotike.

Ky është rasti i katërt, brenda dy javëve, që Policia Rrugore e Tiranës arreston drejtues mjetesh që përdorin mjetet nën efektin e lëndëve narkotike.

Në përfundim të veprimeve procedurale, u bë arrestimi në flagrancë i këtij shtetasi, për veprat penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”, dhe Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë ndaj tij, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”.

Gjithashtu, këtij shtetasi iu pezullua leja e drejtimit për 24 muaj, iu zbritën 15 pikë nga leja e drejtimit dhe iu vendos masa administrative 35.000 lekë të rinj.

Policia Rrugore e Tiranës apelon për zbatim me rigorozitet të rregullave të qarkullimit rrugor, dhe fton qytetarët të denoncojnë në Komisariatin Dixhital dhe në numrin pa pagesë 112 çdo rast të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor.



1 Comment

  1. Nje 45 vjecar qe largohet nga vendi i aksdentit nuk eshte per tu mbrojtur, por ama kete e kapen pas 2 ditesh. Ku e pane alkolin e konsumuar?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *