• |
ide | kryesore

Real Madrid kampion i Spanjës, kritikat vërshojnë mbi Bale: uellsiani mungoi në festën e Bernabeut

-Instant, Sport



Real Madridi, pasi mposhti 4-0 Espanyolin, u kurorëzua kampion i La Ligës me katër ndeshje para kohe. Një dygolësh i Rodrygo dhe golat e pjesës së dytë nga Marco Asensio dhe Karim Benzema i dhanë një fitore komode Realit, që rimori titullin kampion, pas dy vitesh. Skuadra e festoi suksesin me familjet e tyre në fushën e Santiago Bernabeut, përfshirë lojtarët e dëmtuar dhe të pezulluar të klubit. Mungesa e madhe, megjithatë, ishte Gareth Bale. Asnjë gjurmë e uellsianit, i cili ishte lënë jashtë skuadrës përpara ndeshjes së fundit për një dhimbje shpine.

Gazetari spanjoll Lucas Navarette, në Twitter, konfirmoi se Bale nuk ishte i pranishëm në festime: “Lojtarët e dëmtuar dhe të skualifikuar iu bashkuan festimeve të skuadrës. Të gjithë. Por jo Gareth Bale”. Tifozët e Real Madridit nuk kanë reaguar mirë ndaj këtij veprimi, megjithatë Ancelotti mësohet të ketë theksuar pas ndeshjes se sulmuesi ka humbur festimet pasi “nuk lëvizte dot” për shkak të dhimbjes së shpinës.

Uellsiani më pas publikoi një postim në Twitter, duke theksuar se dhimbja e keqe e shpinës e pengoi atë të ishte i pranishëm në Bernabeu. Lojtari shprehu gjithashtu zhgënjimin e tij se humbi festimet në Bernabeu: “Jam shumë i zhgënjyer që nuk munda të marr pjesë në festimet sonte për shkak të një dhimbje të keqe shpine, por jam vërtet krenar për skuadrën që fitoi titullin! Natën e mirë djema! #HalaMadrid’.

CAMPEONES 🏆💪🏼

So disappointed that I’m not able to be part of the celebrations this evening due to a bad back spasm but really proud of the team for winning the title! Enjoy tonight boys! #HalaMadrid pic.twitter.com/RbXttKwHSE

— Gareth Bale (@GarethBale11) April 30, 2022

32-vjeçari ka shënuar 106 gola në 258 ndeshje për Real Madrid që nga ardhja në vitin 2013. Ai ka fituar tre tituj kampion dhe katër Champions, por, në total, që kur ka ardhur në Bernabeu, ai ka fituar 15 trofe dhe madje mund të shtojë edhe një tjetër, pasi klubi është ende në garë për Champions League. Sidoqoftë, Gareth duhet t’i japë fund marrëdhënies së tij të trazuar me Blancos këtë verë. Kontrata e tij skadon në korrik dhe nuk flitet për rinovim.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *