• |
ide | kryesore

Shpallen 150 anëtarët e rinj të Këshillit Kombëtar të PD, emrat spikatës

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Sot u numëruan votat që u dhanë dje në Kuvendin e PD-së, për anëtarët e rinj të Këshillit Kombëtar.

Albana Vokshi lexoi para medieve 150 emrat e anëtarëve të rinj të Këshillit, që janë zgjedhur mes gati 400 emrave të propozuar në listë.

Vihen re dhe personazhe të njohur në fusha të ndryshme, si mjekësi apo art. Disa prej anëtarëve janë:

Aldo Bumçi, Aleksandër Biberaj, Andi Mustafaj, Arben Imami, Arben Ristani, Bujar Kapexhiu, Edit Harxhi, Eno Bozdo, Fatbardh Kadilli, Florjana Garo, Genc Pollo, Ilir Alimehmeti, Ivi Kaso, Jamambër Malltezi, Julian Deda, Rudina Hajdari, Voltana Ademi.

Sipas Albana Vokshit, në listën prej 150 emrave më të votuar, 50 për qind ose 75 anëtarë të Këshillit të ri të PD vijnë nga Lidhja Demokratike e Gruas dhe Forumi Rinor.

Kuvendi i një dite më parë caktoi edhe datën për zgjedhjen e kryetarit të ri të PD, që do të zhvillohen më 22 maj. ©Lapsi.al 



3 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *